Panorama Sport (Albania)

Përballje elite, Apolonia nën presion

Fierakët do kërkojnë medoemos fitoren, trajneri Miho: Sfidë delikate, duhet shumë kujdes

-

Dy skuadra me traditë dhe emër në futbollin shqiptar, por që tashmë militojnë në Kategorinë e Parë, vijnë në ballafaqim­in e radhës në Grupin B të kompeticio­nit përkatës: Elbasani, dy herë kampion i Shqipërisë e po kaq i Kupës dhe Apolonia, me një trofe të Kupës së Shqipërisë. Dikur të dyja ekipet kanë lënë gjurmë të pashlyeshm­e për publikun shqiptar në futbollin elitar të vendit, ndërsa sot garojnë në një kategori inferiore, me aq probleme dhe aspak të përshtatsh­me për staturën e historikut të këtyre ekipeve. Po në sfondin e historikut, këto dy skuadra janë ndeshur për herë të fundit në Superiore gjatë sezonit 2014-2015, koha e fundit që kanë qenë prezente në këtë eveniment. E megjithatë, publiku i të dyja skuadrave shpreson që këto dy ekipe të rikthehen në mesin e më të mirave, në kohën më të afërt të mundshme. MIHO

Elbasani dhe Apolonia do të luajnë në kuadër të javës IV të Grupit B për Kategorinë e Parë. Në tri javët e para, asnjë prej dy skuadrave nuk ka marrë rezultatet e pritura: Apolonia, e projektuar si pretendent­e, vetëm 4 pikë nga 9 të mundshme, ndërsa elbasanasi­t 3 humbje dhe në fund të tabelës. Përtej absurdit tipik "alla shqiptar" që Elbasani dëbohet nga "shtëpia" e vet, se duhet që në "Elbasan Arena" të bujtë një skuadër jabanxhie, ndeshja në Cërrik pritet të ketë rivalitet dhe garë, paçka se së jashtmi kuotohet si favorite Apolonia. Nuk është i këtij mendimi trajneri fierak Marjol Miho. "Është një ndeshje delikate dhe jam i bindur që edhe Elbasani do ta kërkojë fitoren po aq fort sa ne. Renditja është e gënjeshtër­t, kampionati sapo ka filluar dhe nuk është kjo gjendja reale e optimale e ekipeve, ndaj dhe duhet të jemi maksimalis­ht të kujdesshëm me Elbasanin. Kam kërkuar nga lojtarët që të jenë të përqendrua­r totalisht, të luajnë të çliruar dhe të performojn­ë në nivelin e pritshmëri­së, pasi vetëm kështu fitorja do të jetë e jona", deklaroi Miho. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania