Panorama Sport (Albania)

Kthehen “makthet” për Elbasanin

Trajneri Kotorri: Ndeshja me Apoloninë është si finale, na bën punë vetëm fitorja

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ndodhet në kushtet ku vetëm fi torja i bën punë në përballjen e sotme me Apoloninë që do të luhet në qytetin e Cërrikut, teksa tri humbjet në start kanë rrëzuar përtokë moralin në kampin elbasanas. Megjithatë, ajo që jep shpresë në Elbasan është gjendja e mirë fizike dhe lojërat e zhvilluara deri më tani, ku e mendojnë çështje kohe marrjen e rezultatev­e pozitive. Madje, elbasanasi­t besojnë se tri pikët e para do të vijnë pikërisht ditën e sotme ndaj fierakëve, për më tepër që grupi i lojtarëve është i plotë dhe ekzistojnë të gjitha shanset për fitore. KOTORRI

Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i komanduar i Elbasanit, Elvis Kotorri, beson plotësisht te fitorja ndaj Apolonisë, duke theksuar se skuadra nuk ka asgjë më pak në krahasim me kundërshta­rin. Sipas tij, me lojërat që ka zhvilluar dhe atë që ka dhënë skuadra në fushë, Elbasani ka merituar më shumë dhe nuk i shkon për shtat vendi i fundit. "Normalisht vijmë pas një nisjeje shumë të keqe të kampionati­t në aspektin e pikëve dhe kjo gjë na e ka rënduar disi moralin. Por, jemi të ndërgjegjs­hëm se mundësitë dhe kapacitete­t tona janë për më shumë dhe jo për pozicionin që mbajmë në klasifikim. Ndaj Apolonisë do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar dhe përpos respektit që kemi si kundërshta­r, nuk mendoj se kanë ndonjë gjë më shumë sesa ne. Edhe ata kanë në përbërje djem të rinj si ne, ndaj nuk u druhemi. Nuk luajmë për barazim, na duhen tri pikët dhe do t'i marrim ato", u shpreh për gazetën trajneri emergjent për elbasanasi­t, i cili u komandua pas dorëheqjes së Eriol Merxhës

para dy javësh. Kotorri shpreson të marrë fitoren e parë këtë sezon me Elbasanin, pasi vetëm para pak ditësh deklaroi edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur. Ndërkaq, duket se edhe këtë sezon, skuadra do të luftojë për t'i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania