Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Ndëshkohem­i lehtë, nuk kemi problem lidershipi

Sindroma e barazimit, krerët vizitë në “Milanello”

-

Gjendja e Milanit në nivel rezultates­h paraqitet e rënduar, por drejtuesit vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Xhenaro Gatuzos dhe skuadrës. Drekën e djeshme krerët më të lartë të klubit kanë qenë të pranishëm në “Milanello”, ku janë takuar me trajnerin dhe lojtarët.

Gordon Singer (djali i Pol Singer, pronarit të “Elliott”), presidenti Paolo Skaroni dhe drejtorët Paolo Maldini dhe Leonardo i kanë konfirmuar besimin e tyre të gjithë stafit kuqezi. Kjo vizitë ka qenë një mesazh i qartë për të gjithë ambientin rreth ekipit për të qëndruar të bashkuar në këtë moment delikat.

Trajneri – Pikërisht situata ekipore ka qenë në qendër të deklaratav­e që Rino Gatuzo dha për televizion­in e klubit pas stërvitjes së pasdites. Teksa iu rikthye barazimit me Empolin, 40 -vjeçari deklaroi: “Paguajmë shumë shtrenjtë gabimet, edhe pse janë të rralla. Filluam të luanim pasi Empoli na shënoi. Nuk mendoj se

mund të bënin më shumë në një sfidë të vendosur nga episodet”. 7 nga 8 golat e pësuar nga Milani kanë ardhur në pjesët e dyta. Janë 11 ndeshjet radhazi që skuadra e tij pëson gol, por trajneri i “Djallit” vazhdon të kapet pas gabimeve. “Pësojmë shumë, por shumica, në mos të gjithë, kanë ardhur si pasojë e gabimeve nga individë të ndryshëm. Duhet të korrigjohe­mi në shumë aspekte, por kryesoja është që të jemi më cinikë, pasi ndërtojmë vërtet shumë”, sqaroi Gatuzo. Lojtarët – Përveç “fajtori” Romanjoli, në shënjestrë­n e mediave ka shumë lojtarë kuqezinj, si Bilia,

Çalhanoglu apo Borini. Gatuzo bëhet rrufepritë­s për lojtarët e tij, teksa sqaron: “Jetojmë në një vend si Italia ku gjithkush mund të thotë gjithçka i vjen ndërmend kur nuk sheh rezultate. I njoh karakteris­tikat e lojtarëve të mi dhe e di se çfarë mund të më japin në nivel taktik dhe lidershipi. Problemet

tona nuk kanë të bëjnë fare me këtë pjesë, ndaj e kotë të fajësohet Bilia apo ndonjë tjetër si Çalhanoglu. Borini nuk luante prej kohësh si pykë, ndërsa Romanjoli e dimë se sa vlen. Këto komente negative duhet t’i lëmë pas dhe t’i përvishemi punës për të dalë nga ky moment jo i mirë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania