Panorama Sport (Albania)

“Karleto një mjeshtër, Alegri të shfrytëzoj­ë Ronaldon"

-

Sfida mes Juventusi dhe Napoli paraqet disa duele shumë interesant­e në fushë, por edhe në pankinat përkatëse. Marcelo Lipi, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, është vënë në rolin e arbitrit. Pikërisht për përballjen mes Maks Alegrit dhe Karlo Ançelotit, tekniku kampion bote me Italinë në vitin 2006 deklaroi: “Nga njëra anë shikoj një skuadër si Juventusi që ka ndryshuar fare pak, sigurisht përveç Ronaldos. Portugezi është një vlerë e shtuar, në një ekip të jashtëzako­nshëm e të mbushur me kampionë. Dëgjoj shumë njerëz që pretendojn­ë se Ronaldo i ka marrë hapësirën Dibalës, por kjo nuk më duket e vërtetë. Alegri e ka konfirmuar vetë që nuk është kështu. Në anën tjetër ndodhet Napoli nuk ka ndryshuar shumë futbollist­ë. Nuk duhet një ekspert për të dalluar që ekipi është i njëjtë me atë të sezonit të kaluar, por me një trajner të ri që ka bërë një punë fantastike deri më tani. Karleto bëri mirë që mbajti paprekur punën e Sarrit, por i shtoi përvojën e tij, psikologji­në e fortë dhe aftësinë e fortë për të përzierë gjërat me taktikë që do të ndikojnë në paraqitje”.

Portugezi i bardhezinj­ve ka të gjithë admirimin e Lipit. Si një nga legjendat e stolit bardhezi, trajneri tha ndër të tjera se: “Ronaldo është një kampion, të cilin Zidane e përdori në perfeksion dhe Alegri duhet të mësojë nga kjo. Ai do të ketë sukses dhe të gjithë në ekip duhet ta kenë shembull. Një lojtar i tillë mund të luajë kudo dhe do të përshtatet me të gjithë që luajnë rreth tij”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania