Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Është java e së vërtetës

"Naingolan meriton ' 6', Lautaro është gati. Me Fiorentinë­n ishte penallti..."

-

Tri fitore radhazi brenda tetë ditësh, transferta në fushën e PSV-së po afron, por fillimisht duhet kaluar pengesa "Kaljari" në "San Siro" për të mos ndalur ritmin në kampionat. Interi i Luçiano Spaletit përpiqet të vazhdojë momentin pozitiv: "Duhet t'i japim një kuptim sezonit pas startit jo të mirë, duke fituar sa më shumë ndeshje, - është shprehur trajner zikaltër. - Një sukses me Kaljarin do ishte mënyra e mirë për të përgatitur transfertë­n në Holandë. Lojtarët i shoh të motivuar, edhe pse nuk kuptoj ende momentet e rënies që pësojmë në personalit­et dhe vetëbesim. Për ne do jetë java e së vërtetës! Që do mund të na rivendosë në binarë, në mënyrë që të luftojmë me të parat e klasifikim­it. Tani jemi në gjendje të shohim sërish skuadrat që po largoheshi­n, po rritemi".

LAUTARO & CO. - Kundër Kaljarit mund të ketë një shans për Lautaro Martinezin, jashtë fushave prej disa kohësh si pasojë e shqetësimi­t në pulpë: "Lautaro është një lojtar i rëndësishë­m, ka kaluar një kohë të gjatë pa u stërvitur: ka karakter të fortë, mund të shndërrohe­t në një pikë kyçe për sulmin". Në formacion do jetë Naingolan: "Deri tani i jap një ' 6', mendoj se meriton vetëm notë kaluese në bazë të potenciali­t. Raxha nuk ka gjendur ende rendimenti­n: 'shpik' diçka çdo 2-3 minuta, ndërsa 2- 3 për pjesë janë vërtet pak". Kapitulli "Vrsaliko": kroati ende është i ndalur në infermieri: "Sime rrezikon të kthehet pas pauzës, është stërvitur vetëm në palestër dhe së shpejti do rikthehet në fushë, por duhet pritur, është e nevojshme të vlerësohet situata. Për ne është një problem i madh: D'Ambrozio po paraqitet mirë, por duke luajtur gjithmonë rrezikon formën".

POLEMIKA - Spaleti është ndalur edhe te polemikat post- Fiorentinë­s: "Firence është qyteti im, por faktet janë

të qarta. Mbrojtësi i Fiorentinë­s prek topin me dorë e më pas i kalon nëpër gishta: faulli është i pastër, e panë të gjithë. Topi ndryshon totalisht drejtim: po drejtohej lart më pas zbret dhe shkon te portieri. Nëse e vini në diskutim, nuk kam si të jem dakord.

Ashtu si ndëshkimi me karton të verdhë i Azamoah: pati një pozicion jashtë loje prej dy metrash kur Kieza mori topin".

LIBRI I TOTIT - Në konferencë u fol edhe për fletët e librit të Totit, ku ish-kapiteni i Romës nuk i ka kursyer kritikat

për Spaletin: "Kam kuriozitet mbi sa ka shkruar. Por tifozët tanë duan të dinë për Interin. Këtu flitet për Ikardin, për Zanetin: për klubin tonë. Do e lexoj me qetësi librin, por faqet janë shumë dhe tani kohën e kam të pakët. Për momentin mendoj për Interin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania