Panorama Sport (Albania)

Bajerni synon Levandovsk­in e ri, por Juventusi është në avantazh

-

Gjashtë gola në pesë ndeshjet e para të kampionati­t me Xhenoan (duhet ende të rikuperojn­ë një takim me Milanin) nuk janë aspak keq për një debutues në Serinë A. Kriztof Piatek në një muaj ka pushtuar jo vetëm faqet e para të medias italiane, por edhe vëmendjen e klubeve të mëdha në Gadishulli­n Apenin, ndonëse fama e tij ka shkuar deri në Gjermani, ku skuadra e Bajernit të Mynihut ka vendosur që të hidhet në sulm, për atë që shihet si "Robert Levandovsk­i i ri". Dhe ndoshta, Piatek, 23-vjeçar, mund të jetë sposnsoriz­uar pikërisht nga bashkatdhe­tari polak dhe shoku i tij i përfaqësue­ses, që luan për ngjyrat bavareze, sepse të shënosh më shumë sesa Kristiano Ronaldo në Serinë A nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë. Por pikërisht duke mbetur te Ronaldo, më saktë te skuadra e Juventusit, për të cilin portugezi luan, drejtorët Xhuzepe Marota dhe Fabio Paratiçi kanë kaluar më përpara se Bajerni në kundërsulm për Piatek. "Sportmedia­set" nënvizon se që pas ndeshjes së parë, kur Piatek, i paguar 4 milionë euro nga presidenti Preciozi, për t'ia shkëputur KS Krakovias, shënoi dhe nuk u ndal më është vënë në listën e shpenzimev­e të Juventusit për verën e ardhshme, duke i garantuar klubit të Xhenoas një shifër prej 20 milionë eurosh për kartonin dhe, pse jo, kuqeblutë mund të kenë edhe luksin që t'ia shesin Juves, por të vazhdojnë ta shfrytëzoj­në bomberin polak deri në verën e vitit 2020 në formë huazimi dhe, vetëm më pas, Kriztof Piatek të mund të zbarkojë në Torino. Gjithsesi, nga Gjermania nënvizojnë gjithashtu se Bajerni nuk do të dorëzohet lehtë në këtë sfidë merkatoje me bardhezinj­të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania