Panorama Sport (Albania)

Hysenagoll­i: Liga Ballkanike, shkaku i largimit nga Tirana

-

Skuadra e Teutës është treguar e papërmbajt­shme në merkaton e transferim­eve të basketboll­istëve, ku ka bërë goditje të shumta dhe tashmë shikohet si favoritja kryesore për fitimin e kampionati­t që starton në fundjavën e ardhshme. Durrsakët që këtë sezon do të marrin pjesë për herë të parë edhe në Ligën Ballkanike vetëm pak ditë më parë bënë një goditje të dyfishtë në merkato, duke tronditur kampionët e Tiranës, pasi u morën atyre dy lojtarë kryesorë si Endrit Hysenagoll­i dhe Genti Lasku. Lojtari shtatlartë i qendrës, Hysenagoll­i, shpjegon arsyet e largimit nga Tirana dhe duket se pjesëmarrj­a në eventin ballkanik e Teutës ka luajtur një rol të rëndësishë­m në këtë vendimmarr­je. Për “Panorama Sport” Hysenagoll­i u shpreh kështu: “Një ndër faktorët kryesorë që ndikuan në vendimmarr­jen time për t’u larguar nga Tirana dhe për të firmosur me Teutën është pjesëmarrj­a në Ligën Ballkanike, pasi kërkoj ende të luaj një nivel disi më të lartë, duke qenë se ky turne është më kompetitiv se kampionati shqiptar. Tirana do të jetë gjithmonë skuadra e zemrës time, pasi aty kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës. Tashmë me Teutën do të kërkojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në Ligën Ballkanike, pasi është edhe hera e parë që ky klub merr pjesë në këtë event dhe do të kërkojmë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, sidomos në ndeshjet që do të zhvillojmë para tifozërisë sonë. Sigurisht do të kërkojmë të fitojmë edhe titullin kampion”, deklaroi ish-lojtari i bardhebluv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania