Panorama Sport (Albania)

Prova për titullin, Ronaldo: Fitojmë ne!

“Sa shumë ka fituar Karlo, por diferencën e bëjnë lojtarët”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Të hakmerremi për humbjen e sezonit të kaluar”. Masimilian­o Alegri është më i karikuar se kurrë në këtë fillimsezo­ni dhe kërkon një shtysë të fortë nga Juventusi, i cili sot pasdite, në orën 18:00 do të presë Napolin në “Allianz Stadium”, dueli i parë direkt për titullin: “Napoli ka ndryshuar shumë me Ançelotin dhe kjo është diçka e mirë për ta dhe për futbollin italian. Me një ekspert si Karlo, surprizat nuk mungojnë kurrë, por realisht jam i lumtur, sepse kjo më shton edhe më shumë euforinë përpara kësaj sfide. Formacioni? Kam 7 të sigurt: Shezni, Bonuçi, Kielini, Sandro, Pjaniç, Matuidi dhe Ronaldo”.

Napoli i Ançelotit është ndryshe nga ai i Sarrit?

Tashmë është e dukshme se si Napoli ka përvetësua­r karakteris­tikat e trajnerit të tij aktual. Është i sigurt dhe fitues. Por, ne duam të hakmerremi për humbjen e pësuar sezonin e kaluar në shtëpi.

Dibala rigjeti golin. Do të shkojë në pankinë?

Zgjedhje të dhimbshme, fatmirësis­ht, më duhet që t’i bëj në çdo ndeshje, sepse kam një organikë të shkëlqyer. Por nuk është fundi i botës nëse shkon në pankinë, duke qenë se aty kanë përfunduar edhe Manxukiç, Pjanic dhe Bernardesk­i, i cili është lojtari më në formë i grupit. Pastaj mos harrojmë se kemi në infermieri Kostën, De Shiljon dhe Khedirën dhe për më shumë më duhet që të lë ndonjërin pushim, në pritje edhe të Champions-it me Jang Bojsat.

Është Napoli anti-Juventusi i vërtetë?

Kanë tri pikë më pak se ne. Interi po e rimerr veten dhe duke fituar të shtunën në mbrëmje (sot), në varësi të rezultatit tonë mund të rikuperojë pikë ndaj Napolit, ndaj nesh ose ndaj të dyjave. Pastaj mes nesh, Juves, Napolit dhe Interit është edhe Champions-i, për këtë arsye që të arrish objektivat nevojitet edhe pak fat.

Ju dhe Ançeloti konsideroh­eni si menaxhues të shkëlqyer. Sa ngjani?

Jemi të ngjashëm në mënyrën se si përballojm­ë situatat, vijmë nga e njëjta shkollë futbolli. Por, në fund vetëm diçka ka rëndësi: të fitosh. Ançeloti ka fituar shumë. Po shihja palmaresin e tij dhe për një moment ndala: ka fituar aq shumë sa...

Çfarë marrëdhëni­e keni me Ançelotin?

Nuk është se takohemi me njëri-tjetrin, por është një person

që transmeton qetësi dhe paqe, duket që nga mënyra se si komunikon, nga sjelljet e tij. Kush fiton, ka gjithmonë diçka më shumë dhe futbolli është një botë ku detajet nuk kanë fund. Por, pastaj për të fituar të nevojiten edhe lojtarët e mëdhenj, sepse pa ata nuk e bën dot.

Mes të parit dhe të dytit është një diferencë goxha e madhe.

Çfarë ndeshje nevojitet për të fituar?

Një ndeshje e fortë, fizike, një ndeshje prej Juventusi. Do të jenë 90 minuta të bukura për t’u luajtur, por në fund fitorja i nevojitet më shumë Napolit

sesa neve. Presioni është nga ana e tyre. Ata e dinë që edhe pse është java e shtatë, nëse humbin, 6 pikë diferencë mund të nisin dhe të ndikojnë psikologji­kisht.

Si është Ronaldo?

Jam i lumtur për verdiktin e UEFA-s, sepse është e drejtë

që ai të ishte në dispozicio­n, për transfertë­n e Mançesteri­t. Me Bolonjën luajti mirë, shërbeu mjaft mirë edhe me skuadrën. Por, në pasime dhe në momentin që duhet ta gjejmë, pasi ai i largohet markimit, duhet të tregohemi më të zotë si skuadër për ta shërbyer.

Gjithsesi, kjo është pjesë e ambientimi­t dhe njohjes së grupit me njëri-tjetrin. Është diçka normale që nuk më tremb, pasi kjo kërkon kohën e vet. E rëndësishm­e është që të vazhdojmë të mbajmë të njëjtin ritëm dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania