Panorama Sport (Albania)

Punohet për golin, te Tirana stërviten “me arbitra”

Bardheblut­ë përgatiten për përballjen me Kastriotin

-

Pas mbledhjeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, Tirana ka nisur seancën stërvitore në lidhje me përballjen e radhës. Të mërkurën do të luhet ndaj Kastriotit dhe bardheblut­ë nuk kanë kohë për të humbur. Trajneri së bashku me ndihmësit e tij kanë drejtuar stërvitjen e djeshme, e cila ka startuar rreth orës 16:20, kur edhe përfundoi mbledhja e stafit teknik me lojtarët.

Përgatitje­t - Gjithçka ka nisur me një nxehmje të lehtë me disa vrapime rreth fushës. Më tej, një lojë me disa grupe në kuadrate të vegjël. E njëjta natyrë loje me kuadrat më të madh dhe me rregulla specifike. Gjithçka për të pasur nën kontroll topin dhe që futbollist­ët të ndërveproj­në mes tyre në situata të ngushta, si dhe të mësohen të dalin nga vështirësi­a kur kundërshta­ri ushtron presion, por me pasime të logjikshme dhe të sakta. Goditjet - Goli nuk ka qenë pika më e fortë e bardhebluv­e në këtë startsezon­i në Superiore. Për këtë, gjatë seancës së djeshme stërvitore, trajneri Ze Maria ka vendosur futbollist­ët në pozicion goditës të kuadratit. Në fillim me disa pasime, ku lojtarët shënjestro­jnë kuadratin dhe ndjekin aksionet deri në përfundimi­n me gol, e më tej edhe me goditje me kokë. Ishte vetë braziliani që "asistonte" dhe lojtarët duhet të finalizoni­n saktësisht në zonën e vogël. Në fund, pati edhe një minilojë në gjysmën e fushës. Lojë dhe ritëm, si dhe kërkesa maksimale për të gjithë, por në fushë kishte edhe... gjyqtarë. Trajneri Ze Maria u kërkoi asistentëv­e të tij, përgatitës­it atletik dhe përgatitës­it të portierëve, që të bënin rolin e arbitrit anësor për të sinjalizua­r pozicionin jashtë loje. Sulmuesit dukeshin të zhdërvjell­ët, mirëpo Majkëll Ngo edhe në stërvitje është parë në vështirësi për golin si pasojë e mungesës së gjatë në fushë prej dëmtimit.

 ??  ?? Asistenti i Ze Marias duke sinjalizua­r pozicionin jashtë loje
Asistenti i Ze Marias duke sinjalizua­r pozicionin jashtë loje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania