Panorama Sport (Albania)

Vllaznia e frikshme, por katër titullarë janë me probleme

Lika mungon në stërvitje, të dëmtuar edhe tre të tjerë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia dje i është kthyer punës për takimin e javës së pestë që do të luajë në fushën e vet përballë Veleçikut. Në këtë seancë të parë të këtyre përgatitje­ve, tekniku Lika ka pasur disa mungesa për shkak dëmtimesh. Me ekipin dje nuk janë stërvitur katër titullarë. Kapiteni Gilman Lika nuk ka qenë i gatshëm, ndërsa mësohet se janë dëmtuar në përballjen e fundit me Besëlidhje­n edhe Alsid Tafili, Arsen Hajdari dhe Antonio Marku. Që të tre kanë qenë lojtarë formacioni në përballjen me Besëlidhje­n. Përveç Hajdarit, të tjerët nuk kanë shprehur shqetësime gjatë ndeshjes. Vetëm mesfushori i djathtë është zëvendësua­r nga Ruqi në pjesën e dytë. Me sa duket, tërheqja në këmbë është serioze. Po ashtu, edhe Marku dhe Tafili kanë shprehur probleme, të cilat i kanë lënë jashtë fushës së stërvitjes. Megjithatë, dje në stërvitje me ekipin është bashkuar mbrojtësi i djathtë, Olsi Gocaj. Ai ka munguar në takimin me lezhjanët për arsye shëndetëso­re. Do të shihet në ditët në vazhdim nëse këta lojtarë do të rikuperohe­n

ose jo.

ECURIA

Deri tani Vllaznia ka bërë një ecuri pozitive në katër javët e para. Skuadra ka arritur që të fitojë të katër ndeshjet ku dy prej tyre i ka zhvilluar në transfertë. Skuadra ka arritur që të shënojë 7 gola

dhe të pësojë vetëm 1. Ajo që bën më shumë përshtypje është se në të katërta ndeshjet, skuadra ka pasur epërsi në lojë ndaj kundërshta­rëve. Kjo me sa duket po krijon që tani bindjen se Vllaznia do të ngjitet sërish në elitë në fund të kampionati­t.

 ??  ?? Vllaznia U-19 gjatë fotos zyrtare përpara ndeshjes së "UEFA Youth League" që do të luajë të enjten në Astana
Vllaznia U-19 gjatë fotos zyrtare përpara ndeshjes së "UEFA Youth League" që do të luajë të enjten në Astana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania