Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t e mbledhjes, braziliani kërkon falje

Pakënaqësi­të e lojtarëve deri tani, stafi teknik bën "hap pas"

- OLSI TUJANI

Derbi duket se iu vuri "kapak" gjërave. Deri dje, ambienti sportiv përreth skuadrës bardheblu ziente dhe tema e diskutimit ishte shkarkimi i braziliani­t Ze Maria. Madje, në ambientet stërvitore të kompleksit "Skënder Halili" prania e mediave ishte e shtuar dhe pikëpyetja e paradrekes ishte se cili do ta drejtonte stërvitjen. Mirëpo, situata ndryshoi krejtësish­t.

MBLEDHJET

Si për të paraprirë gjithçka kishte ndodhur në ambientin sportiv, vetë presidenti Refik Halili me drejtorin Hektor Çomo, si dhe trajnerin Ze Maria, janë ulur për të biseduar. Në qëllim të parë ka qenë largimi i braziliani­t, por në fund tjetër gjë. Nisur nga kontrata e lartë financiare e trajnerit, është kërkuar dorëheqja e tij, por vetë trajneri nuk ka pranuar që ta lërë në mes këtë projekt. Dhe në fund, palët kanë dalë në përfundimi­n që t'i lihet kohë vetë trajnerit dhe skuadrës që të reagojë pas gjithçkaje që ka ndodhur deri më tani. Mirëpo, dy orë mbledhje ishin pjesa e parë e diskutimev­e. Në orën 13: 55, vetëm pesë minuta para nisjes së seancës stërvitore, trajneri Ze Maria mbërrin në kompleks me përgatitës­in atletik. "Diskutuam disa gjëra me presidenti­n. Tani kam një stërvitje për të kryer", u shpreh braziliani për mediat. Menjëherë, ai thërriti fu-

tbollistët në dhomat e zhveshjes në kompleks. Rezultati? 2 orë e 20 minuta diskutime, ku sigurisht ligjërimi kryesor është mbajtur nga trajneri, por jo vetëm. Të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik, pasi stafi mjekësor doli jashtë mbledhjes që

në start, kanë diskutuar dhe shprehur gjithçka. Pakënaqësi­të, mërzitë, mllefet dhe çdo gjë. Të paktën, kështu pretendon edhe vetë Ze Maria në fund të ditës, teksa e deklaron këtë gjë: "Më pëlqeu që lojtarët nxorën gjithçka kishin brenda. Vazhdojmë si trup i vetëm". Ndjesa

Pasi është thënë e stërthënë gjithçka në 140 minuta, "Panorama Sport" ka mësuar se fjalia e fundit me të cilën është mbyllur edhe mbledhja, ka qenë e trajnerit brazilian, i cili ka kërkuar falje. I gjithë ky "hap pas" për gabimet e bëra deri më tani nga ai dhe stafi duken si veprimi që braziliani të rifitojë edhe një herë besimin e futbollist­ëve për të rifilluar gjithçka nga zero. Me këtë analizë ballafaqim dhe bashkëbise­dim, trajneri dhe lojtarët do të duhet të mos përsëritin gabimet e bëra deri më tani dhe skuadra të ribashkohe­t në një për të çuar përpara objektivat dhe besimin që kanë marrë nga presidenti dhe për faktin që janë pjesë e një skuadrës me jo pak, por 24 tituj kampion në futbollin elitar në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania