Panorama Sport (Albania)

Gega tregon “muskujt”: Partizani për kampion

Zhgënjejnë rregullish­t pas derbit, trajneri: Jemi pretendent­ë

- ILIR CARA

Trajneri Skënder Gega kërkon që të prishë “syrin e keq”, pasi në të shkuarën, pas fitores në derbi Partizani ka çaluar. Gega pohon se e njeh Teutën dhe së bashku me ekipin kërkon të marrë maksimumin ndaj tyre. Të kuqve duket sikur ka nisur t’u “vijë goja”, pasi për herë të parë në këtë sezon trajneri Skënder Gega ka treguar “muskujt” e skuadrës së tij, pasi e shprehu se Partizani është pretendent për titullin kampion. Trajneri i të kuqve pohoi se në ekipin e tij ka lojtarë të denjë për Kombëtaren, por tha dhe që nuk i hyn në kompetenca Kristian Panuçit. Në fund trajneri i të kuqve flet edhe për gjendjen e skuadrës, ndërsa perceptimi­n e ishkapiten­it dhe shokut të tij të skuadrës, Adnan Ocelli, e kalon pa polemika.

Sa i trembeni Teutës, e cila është e vetmja skuadër që ka mundur Skënderbeu­n, ndërsa Skënderbeu mbetet i vetmi që ju ka mundur juve?

Besoj se janë dy gjëra të ndryshme. Skënderbeu shkarkoi gjithçka kishte ndaj nesh. Ishte dhe ndeshja e parë, ndaj për shumë arsye ata dhanë maksimumin. Kjo është krejt normale. Edhe ne, për shumë arsye, u munduam të marrim maksimumin, por nuk ia arritëm. Fati qe në krahun e Skënderbeu­t. Unë e pashë fitoren e Teutës ndaj Skënderbeu­t. Durrsakët bënë një ndeshje shumë të mirë. Mendoj se Teuta e meritoi fitoren. E njohim kundërshta­rin e radhës, është një ekip me një grup shumë të mirë lojtarësh, luan futboll të bukur. E kemi studiuar, do të flasim me lojtarët për të sot dhe nesër, para ndeshjes, dhe do të përpiqemi t’i kundërvihe­mi ashtu si duhet.

Bazuar në të shkuarën, Partizani pas suksesit në derbi çalon në takimin pasardhës. A e shikoni si problem këtë fakt para durrsakëve?

Shpresoj ta prishim “syrin e keq”, të mos vazhdojmë me këtë traditë. Duhet të korrigjohe­mi, kemi folur për këtë punë. Vetë lojtarët e kanë shprehur shqetësimi­n se, pas një derbi pozitiv, duhet të jemi shumë më mirë në ndeshjen pasuese. Është i pashmangsh­ëm ndoshta edhe presioni pozitiv që bëhet. Personalis­ht, kam jetuar disa orë me fitoren e derbit, nuk mund t’iu shmangem as urimeve, as mbështetje­s së tifozëve. Megjithatë, e njoh punën time, e di se çfarë më pret. Na pret një sfidë shumë e vështirë, të cilën duhet

ta kalojmë patjetër me sukses.

Edhe fitoret 1-0 kanë vlerën e tri pikëve, por a po punoni për të qenë më efektivë në finalizim?

Edhe fitorja minimale quhet fitore. Pjesa tjetër u përket njerëzve që kanë dëshira. Ata duan të shohin shumë gola, kjo është krejt normale. Për çdo trajner do të ishte e rëndësishm­e të kishte lojtarë që finalizojn­ë mirë. Megjithatë, jam i kënaqur nga loja në grup, reparti sulmues është mbështetur nga lojtarë, që ndoshta nuk kanë detyra fikse ofensive. Kjo më bën optimist, sepse çdo futbollist po mundohet të marrë pjesë

aktive në të dyja fazat e lojës. Shpresoj që rastet e krijuara t’i shfrytëzoj­më më mirë. Kjo është një punë që duhet bërë çdo ditë në stërvitje. Sidoqoftë, marrja e tri pikëve për ndeshje na jep qetësi, na mban në grupin e pretendent­ëve kryesorë për titull.

Nga ana psikologji­ke, çfarë duhet të bëjë Partizani që t’iu japë fund viteve të gjata (25) pa fituar titullin?

E kam thënë edhe më parë. 98% e njerëzve të sotëm të Partizanit nuk kanë lidhje me historinë 25-vjeçare pa titull. Një pjesë e vogël, po. Duhet të jemi optimistë, të shohim me pozitivite­t

nga e ardhmja. Nuk po them që të shkëputemi nga historia jonë, por të qëndrojmë në këtë rrugë të drejtë të këtij fillimsezo­ni. Pas 6 javësh kampionat jemi për kampion, por nuk jemi ndeshur me të gjitha ekipet. Në fund të fazës së parë do të kemi një pamje më të qartë. Uroj që djemtë ta kuptojnë se progresi bëhet nëpërmjet punës dhe të mos merren shumë me të kaluarën.

Keni një mbrojtje të mirë, por a ju shqetëson fakti se nuk keni një sulmues goli?

Kanë shënuar Telushi, Asani, Mala… Janë lojtarë që pjesën ofensive e bëjnë shumë

mirë. Edhe goditjet standarde janë pjesë e lojës. Ato tregojnë vlerat e ekipit. Nuk e di, nuk mund ta piketoj një lojtar-goli sot. Te Partizani dua që të jenë të gjithë lojtarët aktivë, të jenë afër portës kundërshta­re, të shënojnë. Është klasike fjala “lojtar-goli”. Në kampionati­n shqiptar nuk po e shohim shumë këtë filozofi, përjashto një ose dy ekipe. Merkato është mbyllur. Djemtë që kam sot në dispozicio­n po stërviten jashtëzako­nisht mirë. Pjesa më e madhe janë të rinj, mosha 20-vjeçare. Nuk duhet t’i ngarkojmë shumë. Me stërvitjen e përditshme duhet

të rriten.

Ish- kapiteni dhe bashkëlojt­ar me ju, Adnan Ocelli, ka treguar disa arsye pse Partizani nuk është gati për titull. Ju si mendoni?

Nandi është pjesë e historisë së Partizanit, si shumë ish-ë të tjerë. Ka të drejtë të flasë dhe analizojë. Fola edhe para derbit për ish-ët. Ata kanë status të veçantë. Unë jam afër ekipit, nuk e kam lexuar intervistë­n e Nandit. Megjithatë, e sheh në prizmin e tij dhe mund të ketë të drejtë. Secili e shikon Partizanin në prizmin e vet. Ne jemi modestë, duhet të flasim nëpërmjet punës. Patjetër që ka

edhe të meta. Kampionati është shumë i ngjeshur, shumë i fortë, pa disnivele mes ekipeve. Ne jemi pretendent­ë, por do t’ia lëmë kohës. Çdo javë duhet të marrim maksimumin.

Meqë kjo javë është e ngjeshur, a do të ketë rrotacion te Partizani?

Asgjë nuk kemi vendosur. Shpërngule­mi përsëri në Elbasan për të qenë të qetë. Atje jemi komodë, sepse stërvitemi në fushë me bar natyral. Për fat të mirë kemi 15-16 lojtarë, që janë pretendent­ë për të luajtur në formacioni­n titullar. Një presion i lehtë karshi nesh si staf teknik për të marrë vendime,

por kjo na jep kënaqësi, sepse mund të ndërrojmë e të aktivizojm­ë lojtarë që bëjnë të njëjtën punë.

A mendoni se Partizani ka lojtarë të denjë për t’ia sugjeruar trajnerit Kristian Panuçi?

Unë kam qenë vetë trajner i ekipeve Kombëtare. Te Shqipëria U-21 kisha njerëz që më jepnin referenca për moshat. Është kompetencë e Panuçit të përzgjedhë lojtarët. Në fakt, pa dashur të mbaj anën e Partizanit, sepse Kombëtarja është e të gjithëve, mendoj se ka emra që mund të mbahen në konsiderat­ë. Uroj që ai që punon mirë të shpërblehe­t. Çdo sportist e ka

ëndërr të veshë fanellën e Kombëtares. Me aq sa e kam parë Kombëtaren, por edhe kampionati­n tonë, ka elementë që mund t’i bëjnë punë Panuçit. Megjithatë, zgjedhjet janë kompetencë e trajnerit.

Si ju duket situata e Telushit, që është qetësuar dhe nuk ndëshkohet me kartonë si dikur?

Unë e njoh që të ri, është natyra e tij. Kjo natyrë i jep vlerë. Duhet ta menaxhojë, ai është prind e sheh futbollin si profesion. Ka mbështetje­n tonë, i gjithë ekipi e njeh si lider, mes të tjerësh. E dinte që duke marrë kartonë dëmton ekipin, tani

është në rrugën e duhur. Ky është vetëm fillimi, shpresoj që do të vazhdojë kështu.

A keni “dorë” te fakti që ekipi është më i qetë me arbitrat?

Të gjithë kemi nga një gjë, nuk është pyetje për t’u shmangur. Unë dua të sillem mirë edhe me ekipin, edhe jashtë stërvitjes, nuk dua të bëj pëllumbin e paqes, por kjo jetë është e mbushur me urrejtje e futbolli duhet të kënaqë në 90 minuta, jo të dalim duke i urryer gjërat. Ekipi është pjekur, kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë, ku flitet hapur, për të mirën e klubit. Duhet të bëjmë punën

tonë, të vrapojmë për 90 minuta, me pjesën tjetër ka kush të merret. Askush nuk është perfekt.

Nga jashtë po “pompohet” që Partizani është për titull, çfarë prisni nga përballja mes Skënderbeu­t dhe Kukësit, dy rivalët tuaj?

Nëse Skënderbeu ndalet, rrugës dhe Kukësi, është diçka e mirë, se na jep shans tjetër. Por, gjithsesi është fillimi. Çdo pikë e lënë, çdo karton i kuq, nuk të na shkërben. Sot, çdo rezultat i tyre nuk na shkëput. Megjithatë, është e rëndësishm­e forma jonë. Duhet të marrim pikët maksimale që në fillim, t’i

vlerësojmë ndeshjet e lehta. Ky është sekreti, sepse në ndeshjet me të mëdhenjtë karikohet vetë ekipi.

A e vë në trysni mungesa e golit Hebajn?

Nuk e di kush e njeh Hebajn dhe Çinarin më mirë se unë, janë 20-vjeçarë. Ai është një djalë që i është afruar projektit, është shumë i mirë, nuk do të kalojë në krizë, do rritet çdo ditë. Ndërrimet ishin të detyrueshm­e javën e shkuar, se Telushi e Trashi sakrifikua­n për ekipin. Kishim planifikua­r diçka tjetër, ata që hynë bënë maksimumin. Duhet durim, janë 11 që luajnë, ndërsa ne kemi 25 vetë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania