Panorama Sport (Albania)

Lista, Panuçi “tërbon” Kosovën

Pa ftesë Cikalleshi, Guri, Kaçe, Llullaku dhe Hyka

- OLSI TUJANI

Kristian Panuçi nuk heq dorë nga risitë në Kombëtare, ndërkohë që ka edhe një lajm që më së shumti "djeg" në Kosovë. Kombëtarja e futbollit do të ketë në dispozicio­n për miqësoren me Jordaninë dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, mbrojtësin që ishte pjesë e Kosovës në ndeshjen e fundit...

Kristian Panuçi nuk heq dorë nga risitë në Kombëtare, ndërkohë që ka edhe një lajm që më së shumti "djeg" në Kosovë. Kombëtarja e futbollit do të ketë në dispozicio­n për miqësoren me Jordaninë dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, mbrojtësin që ishte pjesë e Kosovës në ndeshjen e fundit me Azerbajxha­nin dhe u bë çështje para sfidës me Ishujt Faroe, Kastriot Dermakun.

Lista - Pavarësish­t deklaratav­e, trajneri Kristian Panuçi nuk ndryshon nga qëndrimi i tij. Kapiteni Ansi Agolli është lënë sërish jashtë. Me gjithë aktivizime­t e tij në Azerbajxha­n, mbrojtësi i majtë nuk ka marrë ftesë për dy takimet e radhës. Jashtë listës, por duket se për arsye dëmtimi kanë mbetur Cikalleshi dhe Kaçe. Sulmuesi prej ditësh nuk është stërvitur me Ostenden, ndërsa Kaçe ka pasur një lëndim në kavilje. Azdren Llullaku vijon të mos jetë nën vëmendjen e trajnerit kuqezi, ndërkohë që pa ftesë për këto ndeshje ka mbetur edhe Sindrit Guri. Gjithashtu kapiteni ndaj Izraelit, Jahmir Hyka. Dje, në faqen zyrtare të FSHF-së, është zbardhur edhe lista e plotë me 25 futbollist­ë ku shihet edhe se forma e mirë ka bindur trajnerin të rikthejë Ermir Lenjanin.

Risitë - Një nga prurjet surprizues­e në listë është Kastriot Dermaku, të cilin Panuçi ia ka rrëmbyer Kosovës. Mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Shaland në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxha­nit, por një ditë përpara takimit me Ishujt Faroe, la grumbullim­in. Miqësorja ndaj Italisë që debutoi me gol për Shpresat kuqezi, ka mjaftuar për Xhakomo Vrionin që të bindë edhe Kristian Panuçin. Një tjetër risi në listë është edhe Egli Kaja, sulmuesi anësor.

 ??  ??
 ??  ?? Kastriot Dermaku në grumbullim­in e fundit me Kosovën
Kastriot Dermaku në grumbullim­in e fundit me Kosovën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania