Panorama Sport (Albania)

“Demat” në humor para Teutës, Hebaj dhe Mensah në balotazh

-

Partizani mbylli dje përgatitje­t për Teutën, teksa zgjodhi sërish Elbasanin dhe kompleksin “Pepa” për të kryer seancën e fundit stërvitore. Partizani-Teuta luhet sot në orën 16:45 në “Selman Stërmasi”. Gjatë udhëtimit drejt Elbasanit, të kuqtë kanë mbetur në trafik, për shkak të një proteste në rrugë. Gjatë stërvitjes nuk u vunë re probleme në kampin e kuq, teksa tekniku Gega i pati të gjithë lojtarët të gatshëm për Teutën. Në lidhje me titullarët që mund të hidhen në fushë në këtë përballje, Partizani tanimë e ka marrë një fizionomi të vetën dhe nuk priten ndryshime. Kështu, Hoxha do të mbrojë katërkëndë­shin, ndërsa në mbrojtje pritet të luajnë: Ibrahimi, Belica, Atanda dhe Trashi, me Gojkoviçin që qëndron në “nxehmje” për të fituar duelin me nigerianin. Për sa i përket mesit të fushës, nuk ka dilema te katërshja e këtij reparti që deri më tani ka bindur: Hila, Telushi në qendër dhe Asani me Malën nga krahët. Në sulm pritet të jetë Bardhi në majë, i ndihmuar nga njëri mes Hebajt dhe Mensah. Nëse luan shkodrani, Bradhi i bie të luajë pas tij, ndërsa me Mensah nga minuta e parë ai luan “pykë”. Pra, nuk priten surpriza te titullarët, nisur nga ndeshjet e fundit. ATMOSFERA - Ajo që bie në sy te të kuqtë, sidomos pas fitores në derbi, është atmosfera pozitive në skuadër. Lojtarët bëjnë batuta me njëri-tjetrin dhe janë në harmoni. Për ta ngrohur atmosferën mendon edhe vetë stafi teknik, teksa në mungesë të një lojtari për të bërë ushtrimin e kuadratit, në lojë hyn zv.trajneri Dritan Mehmeti, i cili duke përfituar nga mosha e re dhe mundësitë fizike e kreu të plotë pjesën. Kjo tregon edhe atmosferën dhe situatën pozitive që po kalojnë të kuqtë, edhe për faktin se aktualisht janë në krye të renditjes. Vladimir Mema

 ??  ?? Nga stërvitja e djeshme e Partizanit në Elbasan
Nga stërvitja e djeshme e Partizanit në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania