Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Të kuqtë do të ketë fatin e Skënderbeu­t

“Do hyjmë me dëshirën për të fituar, nuk kemi arsye për eufori”

- ANARILDO ALIAJ

Durrsakët udhëtojnë drejt kryeqyteti­t me besimin dhe moralin e duhur për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishm­e të fazës së parë, atë me Partizanin. Pas fitores me Skënderbeu­n, kundërshta­ri i radhës është thuajse i të njëjtit nivel dhe të gjithë janë të bindur se mund të marrin maksimumin edhe në takimin ndaj të kuqve. Trajneri Bledi Shkëmbi sheh një ndeshje të fortë dhe në intervistë­n për “Panorama Sport”, ai shpreh synimet e durrsakëve në takimin ndaj Partizanit.

Luani në transfertë ndaj Partizanit. Si e shikon trajneri Shkëmbi këtë përballje të javës së shtatë?

Është një ndeshje e vështirë, pasi ata vijnë nga fitorja në derbi, por dhe ne vijmë nga një fitore e rëndësishm­e ndaj Skënderbeu­t. Ashtu si ata, edhe ne vijmë me moralin e duhur. Zhvilluam një 90- minutësh shumë të mirë të shtunën ndaj një kundërshta­ri tepër të fortë, kështu do jemi dhe në ndeshjen e radhës. Shkojmë për të zhvilluar një futboll të bukur dhe për t’i marrë maksimumin atij takimi, por se çfarë do të rezervojë fati, atë t’ia lemë fushës së lojës.

Si trajner i Teutës thyet Skënderbeu­n në duelin e parë. A e keni gati planin për të thyer edhe Partizanin e trajnerit Skënder Gega?

Unë jam disi praktik dhe mundohem që t’i përshtatem kundërshta­rit, duke ndryshuar skemat në varësi të ekipit që kam përballë. Askush nuk është i njëjtë në stilin e tij. E di shumë mirë se Partizani është një ekipi i vështirë, po ashtu dhe për t’i shënuar, si dhe është tepër i rrezikshëm në fazën ofensive. Në pak raste që ata krijojnë, arrijnë të realizojnë dhe kjo është meritë e tyre. Kështu që ne kemi punuar shumë si në repartin e mbrojtjes dhe më atë të sulmit,

që të jemi të rrezikshëm sa herë dalim para portës. Gjithçka mbetet për t’u interpretu­ar gjatë ndeshjes dhe me impenjimin maksimal të djemve në stërvitje kam besim se do t’ia dalim.

Mendoni se do të ndikojnë energjitë e shpenzuara të shtunën kundër një kundërshta­ri që zhvillon një lojë të shpejtë dhe sulmuese?

Me gjithë respektin për lojtarët apo për atë çka përfaqëson skuadra e Partizanit, unë nuk i trembem askujt. Kam në dispozicio­n lojtarë, të cilët janë të gatshëm dhe të aftë të përballojn­ë çdo lloj ritmi apo dhe çdo kundërshta­r dhe

të japim maksimumin e tyre. Energjitë apo ndeshja ndaj korçarëve nuk do të ndikojë, por pa mdyshim në futboll duhet të jesh në një ditë të mirë të marrësh rezultat dhe shpresoj që nesër (sot) ta kemi të gjithë atë ditë.

Mesfusha e Teutës ka pësuar ndryshime javë pas jave, cila është arsyeja, pasi repartet e tjera janë thuajse të njëjta?

Kam një grup lojtarësh në dispozicio­n dhe për çdo pozicion kam dy-tre futbollist­ë dhe mendoj që të gjithë janë të aftë për të luajtur, por për fatin e keq vetëm 11 duhet të aktivizohe­n. Javë pas jave ne mundohemi

të gjejmë dhe të ndërtojmë më të mirën për ekipin, duke pasur parasysh kondicioni­n dhe formën që kalojnë futbollist­ët gjatë javës. Kemi pasur dhe probleme të tilla, si dëmtimet apo dhe rasti Sidibesë, që ishte i ndëshkuar dhe patjetër duhej të ndryshonim.

Pas fitores me Skënderbeu­n, a iu keni kërkuar lojtarëve të jenë me këmbë në tokë, të mos përfshihen nga euforia?

Nuk kam kërkuar shumë, pasi skuadra nuk ka shfaqur eufori dhe mendoj që nuk duhet të kemi. Në bazë të pikëve që kemi grumbullua­r, jemi mbrapa me objektivat dhe këtë e dimë të gjithë. Normal që jemi të lumtur për fitoren, por të gjithë i jemi rikthyer direkt punës dhe përgatitje­ve për ndeshjen e radhës.

Do ishit i kënaqur nëse ktheheshit me një barazim nga kryeqyteti?

Si ekip, mendoj se duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë, pozitive dhe pastaj në futboll rezultati vjen në bazë të mënyrës sesi ke luajtur dhe interpretu­ar takimin. Do hyjmë me dëshirën për të fituar dhe detyrat t’i realizojmë sa më mirë, pastaj se çfarë do të na japë ndeshja apo dhe fati duhet ta shohim në fund të ndeshjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania