Panorama Sport (Albania)

Plori: Nuk kam Mesin në skuadër, barazimi për ne i pavlefshëm

Shkodrani është i bindur se pas rezultatev­e të dobëta, skuadra do të reagojë ndaj Tiranës

-

Elvis Plori është i bindur. Kastrioti i tij duhet të marrë pikë ndaj Tiranës. Në Fushë-Krujë sot ora 13: 45 Kastrioti e Tirana, dy skuadrat, që erdhën këtë sezon në Superiore nga Kategoria e Parë, do të sfidojnë njëra-tjetrën. Janë në fund të renditjes me 4 dhe pesë pikë. Gjithsesi, trajneri Elvis Plori është i bindur se ekipi i tij do të fitojë në sfidën me bardheblut­ë. Plori analizon gjendjen e ekipit dhe pranon se skuadra ka probleme në mbrojtje, ndërsa kamerunasi­t nuk janë për të tashmen.

Çfarë duhet të bëjë ekipi për t’u rikthyer te rezultatet pozitive?

Ndeshjen në Vlorë duhet ta harrojmë sa më shpejt, duhet të konsolidoh­emi

dhe të jemi pak më vigjilentë në mbrojtje. Duke qenë se luajmë brenda dhe duhet të tregojmë vlera dhe nuk duhet të kemi ngarkesë nga ana psikologji­ke.

Ka ndikuar ajo humbje në gjendjen e skuadrës...

Normalisht, e kam me frikë anën psikologji­ke, sepse humbja në Vlorë nuk mund të kalohet aq lehtë, duke

qenë se pësuam katër gola. Gjithsesi, gjatë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicio­n, jemi munduar të qetësojmë dhe të qartësojmë gjërat, dhe objektivat tona janë të qarta që të paktën në ndeshjet brenda të marrim maksimumin.

Në Vlorë “montuat” një mbrojtje me dy mesfushorë. Ndaj Tiranës, a ka gjë që iu shqetëson?

Të them të drejtën, mbrojtja nuk po funksionon si duhet, po fut “ujë” shumë. Po pësojmë shumë gola, duke u bërë skuadra që kemi pësuar më shumë. Gjithsesi, jam i mendimit se në mbrojtje duhet të ndryshojë diçka në ndeshjen ndaj Tiranës.

Si do të luajë Kastrioti dhe cilat janë synimet tuaja për këtë sfidë?

Të shikosh Tiranën, pavarësish­t pikëve, ka dhuruar ndeshje të bukura dhe luan futboll të hapur. Në pamje të parë duket se luan me një sulmues, por shpeshherë bëhet dhe me tre sulmues. Është e rrezikshme, ka shpejtësi, duhet t’i përshtatem­i në mënyrë të atillë që të marrim më të mirën.

A favorizohe­ni nga faktori fushë dhe problemet që ka pasur së fundmi Tirana?

Faktori fushë, normalisht favorizohe­mi, por gjithsesi, sikurse e dimë të gjithë, ne i zhvillojmë ndeshjet në Fushë-Krujë dhe jo në qytetin tonë. Dhe kjo është edhe një mundësi më pak, për sa i përket favorizimi­t. Gjithmonë keni deklaruar se kënaqeni edhe nga një barazim, i qëndroni këtij mendimi edhe për këtë ndeshje?

Unë them ashtu gjithmonë, sepse duhet të jem me këmbë në tokë dhe duhet të marr më të mirën e skuadrës. Ne kemi ndërtuar një skuadër, e cila nuk është se ka Mesin në përbërje, që mund të bëjë diferencën. Gjithsesi, sido që të vijë loja, do të isha më i kënaqur me fitoren sesa me barazimin. Por, them që kjo do të jetë një ndeshje e luftuar, pasi janë dy skuadra që kanë ardhur nga Kategoria e Parë, diferenca e pikëve është e vogël. Dhe besoj që kjo ndeshje do të ketë më shumë entuziazëm se ndeshjet e tjera.

A është kjo ndeshja që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit?

Jo, absolutish­t nuk mund të them atë, pasi janë shumë ndeshje përpara, pra dihet që kampionati është me katër faza. Të mos harrojmë se si renditej sezonin e shkuar Luftëtari pas fazës së dytë dhe në fund shkoi deri në Europë. Diferenca është shumë e vogël sa u përket edhe pikëve, ekipet nuk janë ekipe që mund të triumfojnë në çdo ndeshje, lihen pikë në çdo fushë dhe ndaj them se nuk mund të vendosë kjo ndeshje. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania