Panorama Sport (Albania)

Shehi projekton risi në sulm, zbardhet fjalimi para ekipit

Trajneri, lojtarëve: Nuk kemi pse ta ngarkojmë veten...

- LLAZI SARO

Skënderbeu vijon nga Korça përgatitje­t për ndeshjen e radhës kundër Kukësit, një sfidë që bardhekuqt­ë kurrsesi nuk duan të lënë pikë. Për këtë, trajneri Orges Shehi ka vendosur që të ulë me këmbë në tokë ekipin dhe të kërkojë përqendrim maksimal nga lojtarët. Barazimi në shtëpi me Tiranën dhe humbja ndaj Teutës nuk janë bërë dramë, por gjithsesi në ambientin bardhekuq duan që kthesa të vijë menjëherë kundër Kukësit. Shehi e ka parë të arsyeshme që të nisë seancën e djeshme me një analizë. Bardhekuqv­e u është kërkuar nga numri një i pankinës që të jenë të përqendrua­r dhe të harrojnë ndeshjet e fundit. Ngushëllim­i është loja e mirë në Durrës, edhe pse rezultati nuk i shkon përshtat. Trajneri bardhekuq u ka bërë apel lojtarëve që të jenë të përqendrua­r në çdo minutë, duke kërkuar një tjetër angazhim ndaj Kukësit. "Në tri ndeshjet e fundit nuk kemi qenë Skënderbeu që duhet të jemi dhe kjo duket nga rezultatet e marra. Qartazi u pa që nuk ishim futur me ritmin dhe

përqendrim­in e duhur ndaj Teutës. Por, le t'i lëmë pas këto ndeshje dhe të mendojmë takimin e radhës. Kemi një ndeshje ndaj Kukësit për të luajtur dhe normalisht që në të tilla takime, motivimi nuk është i vështirë. Por, unë them se nuk duhet të kalojmë në aventurë. Të jemi të përqendrua­r dhe të respektojm­ë secili

detyrat. Objektivi jonë është ndeshja e radhës dhe nuk kemi pse ta ngarkojmë veten më shumë. Jemi një ekip që mund të bëjmë shumë, por për këtë duhet që të japim maksimumin në fushë çdo ndeshje", është shprehur dje Shehi në takimin me lojtarët para stërvitjes.

SKEMA - Pas fjalimit të trajnerit,

gjithçka i është lënë fushës, atje ku Shehi ka punuar më së shumti me vendosjen e ekipit dhe situatat para porte. Nëse në ndeshjet e tjera dilemat kanë qenë të pakta, këtë herë trajneri bardhekuq ka qenë i lëkundur për sa i përket zgjedhjes që mund të bëjë në repartin e avancuar. Nëse Bregu për momentin

është i paprekshëm në krahun e sulmit, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për dy lojtarët e tjerë të repartit të avancuar. Trajneri bardhekuq ka testuar disa herë Hoxhajn dhe më pas Filin si alternativ­a për zëvendësim­in e Gripshit në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në anën tjetër Krasniqi është në balotazh me Oto

Xhon. Kërkesat për shpejtësi në aksione dhe goditje të kuadratit nga pozicione të ndryshme në fushë nuk kanë munguar edhe ditën e djeshme, teksa trajneri ka kërkuar më shumë efikasitet para porte. Kjo i ka munguar Skënderbeu­t në ndeshjet e fundit, ku disa herë Bregu dhe Krasniqi nuk patën shënjestër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania