Panorama Sport (Albania)

Bregu: S'ka vend për dramë, gati të mposhtim Kukësin

-

Humbja në Durrës duket se nuk ka lënë shenja negative tek ekipi ose të paktën te një pjesë e lojtarëve. I këtij mendimi është Dejvi Bregu. Sulmuesi vlonjat i Skënderbeu­t, pavarësish­t se ekipi ka pësuar humbjen e parë, nuk e bën tragjike, por mendon vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, ku sipas tij Skënderbeu duhet të kthehet në rezultatet pozitive. "Mund të them se nuk ndjehet aspak një frymë paniku në ekip pas humbjes në Durrës, kjo për vetë faktin se vetëm një javë para ishim i vetmi ekip që nuk kishim asnjë humbje në kampionat. Këto rezultate janë normale dhe ndodhin në lojën e futbollit. Mendoj se në ndeshjen e radhës, ku do të kemi edhe prezencën e tifozëve, do të kemi mundësi t'u kërkojmë falje për atë hap fals që kemi bërë në Durrës përballë Teutës dhe të rikthehemi te fitorja ndaj Kukësit. Besoj se me mbështetje­n e tifozëve do të jemi sërish në lartësinë e duhur. Kukësi është një ekip i fortë, që duhet respektuar, por ne do të hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen dhe për të dhënë më të mirën. Më vjen shumë keq për rastet e humbura në Durrës dhe normalisht nëse do të shënonim, gjërat do të kishin ndryshuar në rrjedhën e lojës në atë ndeshje. Por, të shpresojmë se gjithçka do të ndryshojë në ndeshjen e radhës që e luajmë nesër", theksoi fillimisht Bregu, që më pas u ndal edhe te rivaliteti për titullin kampion të këtij sezoni. "Të flasësh që tani për titull është ende herët, pasi kanë kaluar vetëm 6 javë dhe ekipet nuk kanë bërë prezantimi­n e plotë të tyre. Edhe për ne vlen kjo, pasi nuk kemi dhënë akoma maksimumin. Për ne objektivi është ndeshja e radhës dhe ju siguroj se ndaj Kukësit do të shihni një Skënderbe tjetër", përfundoi vlonjati i korçarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania