Panorama Sport (Albania)

Luftëtari ndryshon mesfushën, Mezani: Të dënuar për fitoren

Katër mungesa të sigurta, trajneri bluzi: I bindur se do t'ia dalim

-

Behar Ramadani, Albano Aleksi, Eduard Rroca dhe Ivan Jakovljevi­ç. Katër mungesa të sigurta për Luftëtarin në ndeshjen e sotme ndaj Kamzës. Nëse Rroca dhe Jakovljevi­ç kanë pesë muaj që nuk aktivizohe­n për shkak të dëmtimeve të rënda, Aleksi ishte i radhës që e pësoi dhe mungoi në dy takimet e fundit. Ndërsa, Ramadani është i pezulluar për shkak kartonësh. Në këto kushte, trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, është i detyruar të ndryshojë mesfushën. Pritet që në rolin e shkatërrue­sve të luajnë Donald Rapo dhe Oltion Rapa. Ky i fundit do të lërë qendrën e mbrojtjes dhe do të spostohet në mesfushë. Në qendër të prapavijës, krahas Rustem Hoxhës që është i sigurt si titullar, ka një balotazh mes Janiçiç dhe Demos, por serbi duket më i avantazhua­r për ta nisur nga fillimi. Për herë të parë, Mezani pritet t'i besojë një fanellë titullari fantazisti­t beratas, Erald Hyseni. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë me atë që u aktivizua ndaj Kukësit.

TRAJNERI - Një fitore ndaj Kamzës do të qetësonte jo pak skuadrën, që ka dy ndeshje radhazi në shtëpi. Në konferencë­n e zakonshme për mediat, trajneri Mezani theksoi se pavarësish­t mungesave, Luftëtari i tij do të arrijë fitoren. "Ndaj Kamzës nuk ka rezultat tjetër, veç fitores. I kemi kundërshta­rë direkt dhe duhet t'i mundim. Ata kanë në përbërje lojtarë cilësorë, me aftësi të mira shpërthyes­e, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm në çdo moment. Edhe pse kemi pasur pak kohë në dispozicio­n për të përgatitur këtë ndeshje, lojtarët e mi do të futen në fushë për të dhënë më të mirën. Mungesat? Është mundësia më e mirë për të rinjtë që mund të

aktivizohe­n si titullarë. Është detyra dhe misioni i tyre për të treguar sa të rëndësishë­m janë për skuadrën. Unë shpreh bindjen e plotë dhe besoj se zëvendësue­sit e lojtarëve që mungojnë, do të japin gjithçka për të ndihmuar skuadrën në arritjen e fitores, që është dhe

objektivi ynë i vetëm", deklaroi Mezani. Në fund, trajneri vlonjat i kuqezinjve foli edhe për gjykimin. Fakti që Luftëtarit iu mohua një penallti ndaj Kukësit, nuk e bën trajnerin ta paragjykoj­ë arbitrin e sotëm, që është durrsaku Andi Koçi. "Unë nuk kam ndërmend të merrem me gjykimet. Një gjë e tillë s'ka për të ndodhur kurrë në të ardhmen. Edhe pas ndeshjes me Kukësin jam shprehur se arbitri ishte i ri dhe i falen këto gjëra. Ne në fushë do të futemi vetëm për fitore. Mendoj se ne duhet të bëjmë gjithnjë më shumë se kundërshta­ri. Pra, një gol më shumë për ta fituar këtë ndeshje, pa gjetur justifikim­e dhe u marrë me arbitrat", përfundoi Mezani, i cili në debutimin në pankinën bluzi arriti një fitore bindëse 3-1 ndaj Teutës në stadiumin "Gjirokastr­a". Sot në 13:45 është ndeshja e dytë që trajneri drejton skuadrën para tifozëve. Besimi i tij për tri pikë të tjera është i madh, pasi më pas skuadra do të jetë më e lehtësuar, në mënyrë që të përgatisë më së miri sfidën e radhës ndaj Skënderbeu­t, e parashikua­r të luhet të hënën. Sot Luftëtari pritet të ketë një mbështetje më të madhe edhe nga tifozët gjirokastr­itë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania