Panorama Sport (Albania)

Shafik “basti” i Kukësit, Cungu fikson formacioni­n

Harba nuk preferohet, Çyrbja në garë me Ethemin për një vend

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi udhëheq ka mpionatin me pikë të barabarta me Partizanin, por nesër ka një provë shumë delikate, ku duhet të tregojë se është gati për të bërë diferencën në garën për kreun. Pas gjashtë javësh duket se trajneri Armando Cungu ka gjetur formacioni­n fiks, ku beson më shumë për momentin. I sakrifikua­ri i madh është Irakli Dzaria, në vendin e të cilit po luan Vesel Limaj. Problemi me numrin e të huajve ka penalizuar jo pak Kukësin, pasi Limaj edhe pse është kosovar, ka pasaportë gjermane dhe nuk luan si vendës. Në prag të ndeshjes me Skënderbeu­n, dilemat e Cungut janë të pakta, pasi mbetet për t'u parë vetëm nëse do t'i besojë sërish Ethemit në krahun e djathtë apo do të rikthejë Çyrbjen titullar. Pjesa tjetër është e fiksuar me Stivi Frashërin në portë, Maliqi në të djathtë të mbrojtjes, Shametin dhe Cuculin në qendër, si dhe Zguron në të majtë. Me skemën 4-1-4-1, Cungu i beson Limajt detyrën e kontrollor­it, ndërsa në të djathtë të mesfushës Ethemit, e më pas dyshes së qendrës Shkodra-Shafik, si dhe Melos në të majtë. Në majë të sulmit është i zakonshmi Rex- hinaldo. Sulmuesi tjetër, Haris Harba, është kthyer në një lojtar stoli, pasi skema e penalizon, duke qenë se Cungu nuk preferon dy sulmues të deklaruar. Në këtë formacion të fiksuar tashmë, Cungu pret shpërthimi­n e algjeriani­t me pasaportë franceze, Shafik Tigroudja. I ardhur në limitin e merkatos, 26-vjeçari konsideroh­et si basti i madh për t'u fituar nga klubi. Drejtori Nexhipi beson shumë se ish- mesfushori i Niortit në Francë do të bëjë diferencën, duke filluar nga ndeshja e nesërme. Në rolin e një fantazisti, Shafik shihet si truri i Kukësit, prandaj dhe rritja e formës fizike të tij do të ndihmonte më tepër skuadrën, në një moment ku Kukësi po varet nga golat e Rexhinaldo­s.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania