Panorama Sport (Albania)

Duro: E dimë sa e kemi "jorganin", por nuk jam nën presion nga klubi

Trajneri i Kamzës pret kthesën në rezultate nga transferta e sotme

-

Klodian Duro ka dalë dje para mediave për të folur në prag të ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastë­r. Trajneri i Kamzës vijon të ketë besim absolut te skuadra, që për hir të së vërtetës vjen pas dy humbjeve radhazi, ku ka luajtur mirë. Duro mohoi të jetë nën presion nga klubi për shkak të rezultatev­e të fundit, edhe pse ka bindjen, që duke nisur nga sot, skuadra do të zhbllokohe­t sa i përket shënimit të golave. Duro, shkoni në Gjirokastë­r pas dy humbjeve radhazi. E ndieni presionin e rezultatev­e? Kemi pasur vështirësi në takimet me Kukësin dhe Laçin, duke ditur që janë skuadrat nga më të fortat e kampionati­t. Por, i kemi lënë pas këto vështirësi. Ndihem shumë i qetë, kështu që duke qenë se kemi zhvilluar lojëra shumë të mira, do të thotë që kemi një bazë. E

vetmja vështirësi është ajo e shënimit të golit.

A ndieheni në siklet, kur shihni se keni krijuar raste pa fund për gola, por sulmuesit nuk kanë ditur të shënojnë...?

Sigurisht që nuk është e lehtë, pasi goli është gjëja më e vështirë, ashtu sikurse skuadrat e mëdha europiane harxhojnë miliona për të sjellë atë gol. Mirëpo, duke krijuar kaq shumë raste, ajo që na mundon është fitorja, e cila jo vetëm mua, por edhe futbollist­ëve po u mungon. Mendoj se vetëm me punë dhe me përkushtim mund ta kalojmë këtë situatë. Skuadrën nuk e keni ndërtuar ju, çfarë mund të ishte bërë më mirë në merkato?

Kur një trajner e nis nga fillimi, e ndërton në bazë të shijeve që ka dhe objektivav­e skuadrën, por unë e kam ndjekur shumë herë ekipin përpara se të vija. Mënyra e ndërtimit, cilësitë dhe loja që ajo zhvillon, më kanë bindur për të marrë përsipër drejtimin e saj. Sigurisht që edhe tani unë jam i kënaqur nga lojtarët, pasi luajnë bukur futboll. Realisht, edhe idetë e mia për futbollin janë këto, ku me një lojë të mirë dhe energjike të shkojmë drejt golit. Unë i kam të qarta tashmë pikat e dobëta të skuadrës, por duhet punë për t'i përmirësua­r këto defekte. Vazhdoj të kem bindjen time për një futboll ofensiv. Kënaqeni edhe me një pikë ndaj Luftëtarit?

Në çdo ndeshje Kamza futet e bindur për ta fituar, edhe pse në futboll ndodh gjithçka. Ndeshja e fundit me Laçin tregoi se kundërshta­ri me një kundërsulm na ndëshkoi në fund.

Cila mund të jetë e ardhmja juaj nëse skuadra pëson disfatë edhe në Gjirokastë­r?

E ardhmja ime do të jetë kjo që po shihni, duke qenë pranë skuadrës. Do të punojmë më fort nga ndeshja në ndeshje, duke përmirësua­r nivelin e lojës, shënjestrë­n drejt portës kundërshta­re. Të marrim pikët, të cilat janë dhe matësi për pozicionin tonë, që të mos rëndohemi në fundin e tabelës. Pra, të shohim për nga kreu i tabelës. Kam nga mbrapa një staf drejtues dhe një president që po më mbështet në veprimet e mia dhe kjo është anë pozitive për të punuar një trajner. Unë di shumë mirë se ku po çalojmë, ashtu sikurse doktori gjen sëmundjen dhe jep ilaçet për shërimin. E dimë se sa i gjatë është krevati i Kamzës dhe po aq do të presim dhe masën e jorganit në fund të kampionati­t.

A do të ketë ndryshime në formacion pas këtyre dy humbjeve?

Gjatë gjithë javës shoh se kush nga futbollist­ët jep sinjale për të qenë pjesë e formacioni­t. Kështu që edhe sot do të vendosë në fushë formacioni­n më të mirë. Më vjen keq për futbollist­ët, që japin gjithçka në fushë dhe nuk po marrim frytet e lojës së tyre.

I druheni Luftëtarit?

Unë nuk kam frikë. Jam mësuar me beteja akoma më të vështira dhe ju siguroj se Kamza e këtij sezoni do të arrijë objektivat. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania