Panorama Sport (Albania)

Laçi i karikuar, Mërgjyshi ka dilema vetëm në mesfushë

Kurbinasit presin fitoren e radhës për të sulmuar zonën e kreut

-

Laçi kërkon fitoren e radhës, këtë herë në fushën e vet ndaj Flamurtari­t. Tri pikët në Kamzë kanë rritur moralin e skuadrës, që tashmë do të tentojë një tjetër triumf për të qenë sa më lart në renditje. Trajneri Artan Mërgjyshi do të ketë luksin e përzgjedhj­es këtë herë, pasi përveç të riut Mersinaj, që ka pasur probleme fizike javën e kaluar, të gjithë të tjerët janë të gatshëm. Madje, rikthimi nga pezullimi i maqedonasi­t Bojan Najdenov ka “ndezur” një rivalitet të madh në mesfushë. Në ndeshjen ndaj Kastriotit mesfushori e nisi titullar, ndërsa në stol u ul Jonuzi. Tashmë një prej tyre është e sigurt që do të sakrifikoh­et, pasi Mërgjyshi i sheh të palëvizshë­m në pozicionet e tjera të mesfushës kroatin Eller dhe kavajasin Lushkja. TRAJNERI – Pathyeshmë­ria ka shtuar ndjeshëm entuziazmi­n në kampin kurbinas, ndaj do të tentojnë që edhe me Flamurtari­n të ruajnë ecurinë. Asnjë ekip nuk e ka këtë bilanc si bardhezinj­të, ndaj me këtë “mision” do të presin edhe vlonjatët këtë javë. Artan Mërgjyshi e pranon që kjo kategori kërkon shumë mund, por nga ana tjetër evidenton se pas startit perfekt, lakmohet zona “Euro”. Ai beson te vazhdimësi­a, edhe pse e vlerëson kundërshta­rin. “Fryma e grupit na ka sjellë deri këtu. Ne po prodhojmë futboll dhe kemi treguar që dimë të fitojmë dhe zgjidhim situata nga më të vështira. Ndaj, nuk mund të quhet rastësi që nuk kemi pësuar asnjë humbje në 6 javë të luajtura. Puna dhe dëshira që shoh tek ekipi më bëjnë që të besoj se kjo skuadër do të dijë të ecë përpara. Laçi gjithnjë pretendon të presë një ‘ biletë’ në Europë, ndaj nuk mund të ndryshojmë këtë ritual, madje do tentojmë ta përmirësoj­më. Kemi mangësi dhe vështirësi­të e ndryshimev­e ndihen. Megjithatë, të rinjtë janë përshtatur mirë dhe them se do t’ia dalim”, u shpreh trajneri i Laçit në një deklaratë për RTSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania