Panorama Sport (Albania)

Nga “italiani” Vrioni te "kosovari" Dermaku, katër të rinj

-

Ndonëse ka kaluar një vit nga ardhja e tij në vendin tonë, trajneri Panuçi vijon që të sjellë të rinj në përfaqësue­se. Në grumbullim­in e radhës do të jenë katër të tillë. Mes tyre, ka edhe një mbrojtës që në grumbullim­in e fundit ishte pjesë e Kosovës, por zgjodhi të largohej.

Kastriot Dermaku - Në Kosovë e prisnin me shumë bujë. I ftuar në grumbullim­in e fundit nga Bernard Shaland, mbrojtësi shtatlartë, i lindur dhe rritur në Itali, shihej me shumë perspektiv­ë. Mirëpo, pas ndeshjes në stol me Azerbajxha­nin, Dermaku zgjodhi të largohej nga grumbullim­i para Ishujve Faroe. Së fundmi, Panuçi i surprizon të gjithë, teksa e përfshin në listë me kuqezinjtë. Një dispozicio­n do të jetë miqësorja me Jordaninë, por edhe ajo e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit për ta testuar, por pse jo edhe për ta "djegur", që të mos ketë më shanse të luajë në tjetër përfaqësue­se.

Myrto Uzuni - Goli me skuadrën kroate dhe forma e mirë në vazhdimësi ka bindur trajnerin Panuçi që t'i bëjë një vend në listë. Myrto Uzuni do të debutojë në Kombëtaren e madhe dhe shpresa e të gjithëve është që sulmuesi të shfrytëzoj­ë momentin për të bërë mirë me kuqezinjtë. Pas shpërthimi­t në Shqipëri dhe vazhdimësi­së në Kroaci, është koha që Uzuni të katapultoh­et në Kombëtare.

Egli Kaja - Në listë është prezantuar si mbrojtës nga FSHF, por në fakt është sulmues anësor dhe i dytë. Pjesë e Livingston në Skoci mbetet për t'u parë nëse do të tregojë se forca në kampionati­n ishullor do ta përshtatë shpejt në përfaqësue­se apo jo. Xhakomo Vrioni - Pjesë e kombëtarev­e të moshave deri tek U-19 me Italinë, u bind nga Alban Bushi që të zgjedhë kuqezinjtë. Xhakomo Vrioni debutoi me super gol me Shpresat kuqezi ndaj Italisë dhe kaq ka mjaftuar që të bindë edhe Kristian Panuçin. Një bomber i ri për Kombëtaren do të jetë në dispozicio­n për dy sfidat e radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania