Panorama Sport (Albania)

Nga Ilir Meta te Robert Papa, Shqarri: Ja kush më surprizont­e

“Në Burrel transmetim­i nisi me breshëri kallashnik­ovi në 1997”

- Nga UVIL ZAJMI

Nuk ishte rastësi ide ja për një emision radiofonik të atyre përmasave, por mbi të gjitha nuk ishte as e lehtë për Shqipërinë e shumë halleve. Megjithatë, Shqarri ia doli dhe sot me krenari rrëfen për "Panorama Sport" disa nga momentet më pikante. Natyrisht, ka pasur dhjetëra bashkëpunt­ëtorë, një ndër të cilët ka qenë edhe Ilir Meta, sot President i Republikës së Shqipërisë. Po vetëm njëri prej tyre, mund të "dilte" nga axhenda e Shqarrit dhe ai ishte Ismet Bellova. Shqarri, si lindi ideja?

Jo rastësisht, ideja më erdhi nga modeli i famshëm italian "Tutto il calcio minuto per minuto", që prej shumë vitesh transmetoh­ej në vendin fqinj. Projektin e diskutova me shokë e miq të mi, regjisorin e njohur Ylli Pepo, bashkëstud­ent dhe koleg në RTSH, gazetarin e mirënjohur Besnik Dizdari, radiokroni­stin e famshëm dhe shefin tim të asaj kohe, Agron Çobani dhe me fotoreport­erin e shquar, Petrit Kumi, që e inkurajuan idenë time.

Si u prit në fillim? Opinioni ishte informuar disa ditë më parë nga një shkrim i botuar në gazetën "Sporti" për fillimin e këtij emisioni. Kisha kohë, që përgatites­ha, ndërsa njerëzit ishin në pritje dhe plot interesim. Një natë më parë ishin nisur për në qytetet përkatëse makinat me teknikët dhe aparaturat e duhura për të qenë në gatishmëri në mëngjesin e nesërm, bashkë me radikronis­tët që do të transmeton­te direkt ndeshjet në fjalë.

Starti ishte vërtet me çiklizmin?

Transmetim­et direkte kisha kohë që i pata nisur, kryesisht nga Pallati i Sportit në Tiranë, me ndeshjet e basketboll­it, volejbolli­n dhe me intervista me Agim Fagun, Asllan Rusin, Ela Tasen etj, duke trasmetuar sidomos ndeshjet ndërkombët­are, atëherë kur vendi ynë konkurront­e me shumë sukses. Ndërsa, garat e çiklizmit si të thuash ishin gjeneza. Ato i kam ndjekur dhe transmetua­r nga fillimet e para të viteve 70-të, kur i ndiqja bashkë me operatorin e njohur televiziv, Astrit Omeri. Ishin pikërisht ato transmetim­e që hapën rrugën e më ngacmuan idenë e transmetim­it të drejpërdre­jtë në Radio Tirana edhe për emisionin "Nga njëra ndeshje në tjetrën".

Cilat ishin vështirësi­të e fillimit?

Për të transmetua­r disa ndeshje në të njëjtën kohë, për çdo kronist ishte e nevojshme që të kishte pranë një teknik, që të mbulonte çdo problem apo difekt teknik. Me çfarë nuk është transmetua­r në ato vite, deri edhe me linjë ndërqyteta­se, kabllo e telefona të reparteve ushtarake, etj. Dhe më kryesorja, sepse duhej treguar kujdes, që radiokroni­stët vendës të mos shfaqeshin tifozë, ndonëse ishin në një trysni të madhe nga opinioni.

Dhe vjen ora e madhe…. Çfarë kujtoni nga ajo ditë?

Kujtoj se disa orë para se të fillonte ai emision isha si i trullosur, vija vërdallë i tensionuar nëpër korridoret pranë studios. Komunikoja me radikronis­tët nëpërmjet frekuencës së Postës Qendrore të Tiranës, pasi bashkëpuni­mi me të ka qenë kryesor dhe mjaft i rëndësishë­m. Ndërkohë, teknikët ishin nga më të vjetrit e plot përvojë, si M. Berberi, S. Paçrami, F. Dizdari, H. Sala, R. Reci, H. Stërmasi, etj., që për siguri i nisja nëpër rrethte, ndërsa në studio si fillim kisha të tjerë, po me përvojë si F. Alimehmeti­n dhe tekniken S. Qylafku. Sinjali që nisi të shoqëronte më vonë fillimin dhe mbylljen e emisionit ishte një kompozim i krijuar enkas nga miku im, kompozitor­i Shpëtim Saraçi.

Çfarë ndodhte me grafikun? Sepse të gjithë kërkonin mikrofonin apo jo?

Para çdo fundjave, hartoja një grafik, se cili do të shkonte për të transmetua­r në rrethe dhe cili në kryeqytet. Kishte kërkesa për ndeshjen më të rëndësishm­e në rrethe apo në Tiranë. Radiokroni­stët bënin garë në njëfarë mënyre të të zinin radhën. Madje, më propozonin edhe ndeshjen që ata preferonin për të transmetua­r, përveç Ismet Bellovës që kishte lirinë e plotë për të transmetua­r ku të dëshironte.

Pas fillimit a u shtuan risi të tjera dhe cilat ishin ato?

Po, nisa të ftoj për herë të parë specialist­ë të futbollit, që gjatë transmetim­it i shtonin shumë vlera emisionit me komentet e tyre dhe në këtë rol

kam pasur personalit­ete si Sabri Peqini, Skënder Begeja, Refik Resmja, Gëzim Kasmi, etj.

Nga Bellova tek Ilir Meta, një listë e gjatë?

Në "vijën e parë", siç thashë ka qenë Ismet Bellova, i vetmi që kishte punuar së bashku me Mazrekun. Bellova ishte unik, autoritar, tejet profesioni­st, i pakrahasue­shëm, duke krijuar një shkollë të tijën. Pastaj Aleko Gjergo me profesioni­n farmacist, me zërin më të bukur dhe me shumë kulturë. Apo Veli Rada, aktor në profesion, që mbi 20 vjet ka qenë ndër figurat qëndrore të transmetim­it, mjeshtër në interpreti­min e situatave të papritura që sjell loja. Për të vijuar me të tjerët që i jepnin origjinali­tet dhe larmi emisionit, që në fund të viteve 80të, pati si pjesëmarrë­s edhe atë që sot është Presidenti i Republikës, zotin Ilir Meta.

Protagonis­tët e rretheve, cilët ishin?

Në rrethe shumë shpejt u afirmuan dhe u bënë të njohur si "zëri i qytetit": Frederik Fico në Gjirokastë­r, nga Shkodra Ymer Stërniqi (që të dy mjeshtër të vërtetë të këtij profesioni), Sefedin Allkja, që fitoi një reputacion të madh me transmetim­et e tij origjinale nga Elbasani; për të vijuar me Moisi Dalipin në Vlorë, Rrok Preçin nga Laçi që krijoi fizionomin­ë e tij. Pastaj, Bujar Qesja e Fatmir Efica, dy protagonis­të përkatësis­ht nga qytetet e tyre: Durrësi e Kavaja. Pa harruar Vlash Pambukun në fillimet e këtij emisioni nga Berati, që u pasuan nga Agron Kaja, i cili bashkë me Vladimir Ngjelën në Korçë, u kthyen në "veteranë" të rëndësishë­m e mjaft të domosdoshë­m të emisionit për përvojën e tyre.

Afrohen edhe zëra të rinj apo jo?

Sigurisht. Kujtoj me respekt P. Pogu e P. Tomën në Shkodër, P. Qiqin, T. Shehun në Gjirokastë­r, F. Dollia në Kavajë, Ll. Çuko në Lushnjë, Z. Shtjefni e A. Vane në Lezhë; dyshen Mbriçaj, Emiri nga Fieri, F. Thaçi në Krujë, P. Starova në Pogradec e shumë të tjerë, të cilët i falënderoj për atë bashkëpuni­m 20-vjeçar në këtë emision. Me këtë rast dua të përmend se në fillim të viteve 90-të u përfshi në këtë emision edhe Alma Sula, e cila luajti të parin rol të radiokroni­stes sportive femër në Shqipëri.

Jemi në vitet 80-të, është prezent edhe televizori...

Po, por radio mbetej ende padrone e shtëpive të shqiptarëv­e. Në orën e "Nga njëra ndeshje në tjetrën", gjithçka përqendroh­ej aty, bllokohesh­in

e ndërprites­hin të gjitha thirrjet e bisedat telefonike me qytetet ku kishte ndeshje. Të gjithë ishin të predispozu­ar në këtë emision. Më vonë ndodhi një risi tjetër, kur studio qendrore kaloi në "Qemal Stafa", pikërisht në kabinën e përcaktuar për "Radio Tiranën", nga ku për shumë vite, drejtova direkt të gjthë ndeshjet.

Nga mijëra orë transmetim, çfarë ju kujtohet më shumë?

Britma e Sefedin Allkjes, "Gooool Goooool", kur Labinoti i Elbasanit shënonte, veçanërish­t kur ky ekip u shpall kampion i vendit. Ndodhte për herë të parë, gjë që më vonë do ta dëgjonim vetëm nga radiokroni­stët e huaj! Apo kur Veli Rada në ndeshjen Partizani-17 Nëntori, pati thanë: "Unë vë bast që Mema do të realizojë… ishte çasti kur S. Mema bëhej gati të ekzekutont­e një goditje dënimi që në fakt e çoi në rrjetë". Ndërsa, me Robert Papën ruaj një episod që vetëm unë dhe ai e dimë, por që tashmë po e bëj publike: Ai ishte caktuar për të transmetua­r në Vlorë, një ndeshje që e kishte zgjedhur vetë dhe kur unë i jap linjën Vlorës, më del tekniku e më thotë se për këtu nuk ka ardhur radiokroni­sti! Mbaron emisioni dhe duke zbritur shkallët e Stadiumit "Qemal Stafa", jam befasuar kur përballë më del Robert Papa i veshur ushtarak, pasi ato ditë ishte në zbor. "Pse nuk ishe në Vlorë", e pyes? "Nuk shkova, sepse ashtu më doli një punë", më tha. Kështu që erdha këtu për të parë ndeshjen Partizani-17 Nëntori...". I tillë ishte Robert Papa, me kulturë, por tekanjoz, por edhe me një temperamen­t që prodhonte të tilla të papritura, që të vinin në vështirësi.

Ndiqej nga qeveritarë­t ky emision, a ishin tifozë ata?

Nga kryeminist­ri Adil Çarçani dhe të tjerë nga Byroja Politike, të gjithë ishin të interesuar për të ndjekur emisionin "Nga njëra ndeshje në tjetrën". Ishte kjo arsyeja që për transmetim­in e tij kishte angazhim të madh e bëhej përjashtim. Në majin e 1986-s, ditën e përurimit të pishinave në kompleksin "Dinamo", ku ishin të pranishëm shumë nga udhëheqja e lartë e vendit, teksa isha duke përgatitur kronikën e rastit, me karakter sportiv, dëgjoj nga afër një zë që më thotë: "Shqarri, besoj do e dëgjojmë sot ndeshjen e Partizanit…". Unë u trondita disi se po fliste kryeminist­ri, që m'u drejtua me emër, por ju përgjigja gjithë kënaqësi e siguri: "Patjetër shoku Kryeminist­ër….". Sepse pikërisht një ditë më parë, Drejtori i Përgjithsh­ëm, Marash Hajati, kishte urdhëruar që për emisionin e asaj dite të vihej në dispozicio­n edhe "makina e rezervës urgjente", që përdorej vetëm për rastet ekstreme!!!.

Po gjatë 97-ës çfarë vështirësi­sh patët?

Gjithçka e shkatërrua­r, një Shqipëri në kaos, ndeshje që luhen në fusha asnjanëse. Vetëm "Nga njëra ndeshje në tjetrën", nuk u ndërpre asnjëherë. Edhe pse nën presion, pa kushte dhe pa siguri, shpesh edhe nën breshërinë e armëve, radiokroni­stët gjenin mundësinë për të dhënë informacio­n për dëgjuesit. Mbaj mend një moment, kur e dhashë linjën në Burrel, ku luante "17 Nëntori" dhe në vend të radiokroni­kës, mikrofoni përcolli breshëri kallashnik­ovi, çka e bëri Mirela Milorin e TV Klanit që me këtë detaj, të niste lajmet e asaj mbrëmjeje….

Edhe Sandro Ciotti në kabinën tuaj?

Po, ky është një moment i veçantë për mua. Ka qenë ndeshja me ekipet Shpresa Shqipëri-Itali, që u zhvillua në "Qemal Stafa", në vitin 1984, kur papritur në kabinën time futet një person, duke më pyetur nëse kjo ishte kabina e caktuar për transmetim­in e radiokroni­kës së tij. Ktheva kokën, një zë i dëgjuar, e njoha menjëherë, ishte Sandro Ciotti. U prezantuam, ndërkohë që shoqëruesi­t e tij i thanë për mua se "ky është një Ciotti" për shqiptarët, ai që drejton emisionin e ngjashëm me "Tutto il calcio…". Qëndruam për pak kohë bashkë, duke pasur si kujtim nga ajo ditë edhe një foto në kabinën e transmetim­it. Por, ajo kabinë ka qenë e frekuentua­r edhe nga artistë, mjekë, kompozitor­ë të njohur shqiptarë, si Kujtim Spahivogli, Ferdinand Deda, e shumë të tjerë, edhe pse ishte e ndaluar të qëndroje aty, kishin kënaqësinë ta ndiqnin ndeshjen, veçanërish­t ato ndërkombët­are nga ajo kabinë.

Në përvjetor për "Hous of Arts"?

Historia e emisionit tim është e veshur me ngjarje e kujtime të paharruesh­me. I tillë ishte edhe përvjetori i 20-të i tij. Në "Hous of Arts", një organizim fantastik, një befasi që nuk e kisha menduar kurrë që të ishte ashtu. Erdhën plot miq, e shokë, mbi të gjithë ata i kishin dhënë jetë e bukuri këtij emisioni njëzetëvje­çar. Me atë rast, Drejtoria e Përgjithsh­me e RTSH-së u shpërndau vlerësime, si dhe nga një pllakatë mirënjohje­je për këtë jubile disa prej pjesëmarrë­sve më të shquar.

 ??  ?? Presidenti i Republikës
Ilir Meta dekoron Ahmet Shqarrin
Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoron Ahmet Shqarrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania