Panorama Sport (Albania)

Kërcënimi me jetë, dënohet Burreli dhe ikën... Nica

Administra­tori: I dhunuari e pëson më shumë se dhunuesi

- DRITAN KURTI

Mbledhja e Komi sionit të Disi plinës ka rezultuar fatale për Burrelin. Përtej akuzave të ngritura prej Stavri Nicës për kërcënime me jetë nga kapiteni i Shënkollit, trajneri nuk i ka shpëtuar pezullimit. Plot 3 javë është dënuar durrsaku dhe e njëjta masë vlen edhe për djalin e tij, Denis Nicën ( zv. trajner) dhe mjekun Adhurim Lala. Sakaq, dënim shumë herë më të rëndë ka marrë administra­tori i klubit, Demir Çupi, i pezulluar me 8 ndeshje. E sikur të mjaftonte "masakra" e FSHF-së, matjanët dje janë kapluar nga kaosi. Lojtarët bojkotuan stërvitjen në Yrshek, për shkak të rrogave të padhëna. I vendosur përpara kësaj situate, ku veç krizës së rezultatev­e, iu shtua edhe revolta e ekipit për financat, Nica ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve më të lartë. Burime të sigurta në klub konfirmojn­ë këtë lajm për "Panorama Sport". Gazeta kontaktoi edhe me vetë trajnerin dje, por nuk mundi dot që të fliste. Kjo heshtje krijon përshtypje­n se durrsaku është i prerë në vendimin e tij. Megjithatë, vetëm sot do të mësohet diçka më shumë rreth të ardhmes së durrsakut dhe stafi të tij.

EA IMI - Është administra­tori Demir Çupi ai që ka reaguar zyrtarisht për gazetën pas dënimeve masive te Burreli, të cilat kanë prekur jo vetëm atë, por edhe stafin teknik. "Ne nuk kemi bërë asgjë që mund të çonte në këto

dënime ekstreme. Ashtu siç ndodh zakonisht, thjesht u kërkuam zyrtarëve që të jenë të vëmendshëm në detyrën e tyre dhe ta kryejnë atë në bazë të rregullave të përcaktuar­a. Është e çuditshme sesi i dhunuari dënohet më shumë se dhunuesi. Kapiteni i skuadrës së Shënkollit kërcënoi me jetë trajnerin dhe djalin e tij, ndërsa për atë vendoset dënim me dy ndeshje. Unë nuk dua ta besoj që federata është kundër nesh, por jam i bindur se ata që FSHF dërgon për të kryer detyrat nuk i kryejnë në bazë të rregullore­s. Ata vijnë këtu e nuk

ndërhyjnë në asnjë moment kur e shohin se çfarë ndodh nga gjyqtarët, ikin nga këtu e shkruajnë çfarë t'iu teket. Kjo është e papranuesh­me. Unë i bëj thirrje FSHF-së që të gjejë një mënyrë e të kontrolloj­ë zyrtarët që paguan për mbarëvajtj­en e një ndeshjeje. Nuk e kuptoj sesi delegatët dhe vëzhguesit e FSHF-së bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh kur bëhen padrejtësi ndaj nesh. Nëse vërtet duam të kemi një sport dhe garë cilësore, atëherë FSHF duhet të marrë masa ndaj atyre që dërgon e nuk e bëjnë punën siç duhet", tha ndër të tjera administra­tori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania