Panorama Sport (Albania)

N89A9 : JU;:S

-

SHEZNI pa notë - Asnjëherë i thirrur në apel nga Jang Bojsat. BARZALJI 6 - Jashtë pozicioni në të vetmin kundërsulm të zviceranëv­e, por më pas nuk gaboi asgjë. BONUÇI 7 - Pasimi i tij për Dibalën vlente gjysmën e golit të parë. Gjithmonë pozicional. BENATIA 6.5 - Luan me qetësi, ndeshje perfekte. KUADRADO 6.5 - Në pjesën e parë duket pak në sulm, por në të dytën shtyn shumë dhe ofron edhe asistin për 3-0 e Dibalës. PJANIÇ 6.5 - Nuk ngre shumë ritmin në pjesën e parë, por loja kalon gjithmonë nga këmbët e tij perfekte. Në të 70-ën i lë vendin Khedirës (nota 6), i cili jep një impakt pozitiv në fushë. Dëmtimi është lënë pas dhe ky është një lajm i mirë për Alegrin. MATUIDI 6.5 - Mbyll çdo tentativë të Jang Bojsave. Deciziv ndaj Sanogos, që i mohon barazimin e mundshëm dhe hyn në aksionin e golit të dytë të Dibalës. Në të 46-ën i lë vendin Emre Xhanit (nota 6.5), i cili ndihmon shumë në fazën e importimit të skuadrës. I kudondodhu­r!

SANDRO 6 - Garantoi vazhdimësi në fazën sulmuese. BERNARDESK­I 6.5 - Ishte spektakola­r në pjesën e parë, ku me driblimet dhe shpejtësin­ë e tij, ndonëse i vendosur si mesfushor i brendshëm, dërgon në panik mbrojtjen zvicerane, në çdo top që prekte. Në pjesën e dytë tregohet egoist, duke kërkuar golin personal. DIBALA 8 - Më në fund, Paulo duket i rikthyer pas golave me Bolonjën. Argjentina­si luan i lirë dhe pa asnjë barrë mbi shpatulla, në një rol që i lejoi të japë më të mirën e tij dhe të shënojë një tripletë, përveçse të godiste shtyllën dhe iu mohua një penallti e pastër. Shkurt, dje bëri gjithçka ai. MANXUKIÇ 6 - Përplaset me këdo dhe kudo. Hap hapësirat në mbrojtje, por nuk ishte ndeshja e tij më e mirë. Në të 78-ën Kin (nota 6), i cili kërkon të hyjë në festivalin e golave. Madje, realizon, por i anulohet për pozicion jashtë loje. Trajner ALEGRI 6 - I jep besim dyshes Dibala-Manxukiç, por në pjesën e dytë duhej të zgjonte lojtarët e tij. Mund të shënohej më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania