Panorama Sport (Albania)

“Me ose pa Ronaldon, Champions-i një detyrim”

"Kristiano na mungoi, të gjithë jemi të uritur për trofeun"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tre gola, një shtyllë e goditur dhe topin me vete në shtëpi, për të parën tripletë të Paulo Dibalës në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi argjentina­s i Juventusit e ka lënë pas krahëve momentin e tij të vështirë dhe pas kampionati­t ai tregon se ka gjetur vazhdimësi­në e golit edhe në Europë.

Paulo, më bukur se kaq nuk mund të debutojë në Champions. re gola, një shtyllë, por edhe një penallti e munguar. Duket i çliruar?

Më duhej një ndeshje e tillë, na duhej të gjithëve si skuadër dhe mendoj se në fund rezultati ishte më se i drejtë. Ndoshta, mund të kishim shënuar edhe diçka më shumë, por jemi të lumtur edhe kështu.

Duket sikur pankinat të kanë karikuar?

Çdo lojtar kërkon të luajë gjithmonë, është e qartë, por tani jam një tjetër lojtar. Madje, sivjet jam edhe më i lumtur me startin tim. Vjet, e nisa me breshëri dhe më pas u ndala, rendimenti im ra. Por sivjet kam punuar shumë, po provoj disa role të ndryshme në fushë dhe jam i lumtur.

oli i parë ishte për kinema... Bonuçi më dha një top fantastik. Unë nuk kisha kohë për ta stopuar topin, ndaj mendoj se e vetmja zgjidhje ishte ta godisja menjëherë. E ndieja se do të shënoja dhe instinkti nuk më gënjeu. Ishte një gol shumë i bukur, një ndër tre më të bukurit në karrierën time, por tripleta ishte ajo që më pëlqeu më shumë nga të gjitha.

Një dedikim për golin? Familjes sime, shokëve të mi, të fejuarës sime që më shkroi menjëherë pas ndeshjes dhe pa dyshim tifozët të Juventusit, që gjithmonë më kanë mbështetur dhe nuk mungojnë kurrë së na karikuari në çdo ndeshje.

Mungesa e onaldos nuk u ndie. ani do punosh për të rritur bashkëpuni­min me ristianon?

Kristiano na mungon gjithmonë, por me të ose pa atë në fushë, ne jemi të detyruar që të synojmë sivjet Championsi­n. Madje, si asnjëherë tjetër në vitet që unë jam pjesë e Juventusit, duke parë shpenzimet e klubit, ky trofe është një detyrim për ne. Duhet të luftojmë deri në fund dhe duhet ta sjellim në shtëpi Champions-in për ne drejtuesit, stafin teknik dhe për tifozët tanë mbi të gjithë.

 ??  ??
 ??  ?? Dibala merr topin e tripletës në shtëpi
Dibala merr topin e tripletës në shtëpi
 ??  ?? katërtën ndeshje me radhë, seria më negative e karrierës së tij.
- "Ndoshta kishim dy raste të mira për gol, por më duhet ta pranoj këtë barazim, si rezultatin më të drejtë të mundshëm". Zhoze Murinjo duket qartë që është nervoz, por ndërkohë edhe paksa i dorëzuar: "E kam thënë edhe në fillim të sezonit.
katërtën ndeshje me radhë, seria më negative e karrierës së tij. - "Ndoshta kishim dy raste të mira për gol, por më duhet ta pranoj këtë barazim, si rezultatin më të drejtë të mundshëm". Zhoze Murinjo duket qartë që është nervoz, por ndërkohë edhe paksa i dorëzuar: "E kam thënë edhe në fillim të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania