Panorama Sport (Albania)

Reali shokohet në Moskë

Kampionët e Europës godasin tri herë shtyllën, "Luzhniki" konfirmohe­t makth

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Bien "Zotat" e Cham pions- it, Reali i Madridit. Në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, CSKA-ja bën një fitore madhështor­e. Vendoset gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes, kur Kros gabon një pasim dhe Vlasiç ishte gati për të "djegur" Navasin pasi kaloi lehtësisht Varanin. Për fat të keq, Reali godet 3 herë shtyllën dhe vazhdon në këtë mënyrë krizën e rezultatev­e, ndërsa ekipi i Gonçarenko­s merr vendin e parë në grup me 4 pikë përpara Romës, Realit dhe Plzenit. Disa të dhëna interesant­e: Reali nuk humbte prej 20 vitesh në ndeshjen e dytë të grupit dhe nuk di të fitojë kurrë në stadiumin "Luzhniki". Në 5 ndeshje ka 3 barazime dhe 2 humbje. Impianti gjigant i Moskës shndërrohe­t në një makth për madrilenët.

FILLIM SHOKUESCSK­Aja detyrohet të luajë me të njëjtët lojtarë si në fundjavën e kampionati­t rus për shkak të dëmtimeve të shumta, por edhe Reali vuan të njëjtën situatë ( Në mbrojtje debuton i riu Regulion). Megjithatë, diferencat e mungesave sigurisht që duhet të jepnin efektin në skuadrën ruse. Në fakt ndodh e kundërta. Pas 65 sekondash lojë, Toni kros kthen një top të gabuar dhe Vlasiç nuk e fal. Kalon Varanin dhe shënon golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes. Shpërthen festa në "Luzhniki". Reali shfaqet vetëm në minutën e 29-të kur Kasemiro trondit shtyllën, ndërsa në të 40- ën Benzema trondit traversën. Hallet shtohen për Realin në minutën e 43- të kur Karvahal largohet për dëmtim dhe Odriozola në vendin e tij.

VETËM SHTYLLA- Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm si e para, me Realin që provon me çdo kusht të barazojë rezultatin për të rihapur ndeshjen. Lopetegui zbret në fushë si Modriçin dhe Marianon, por nuk ia dalin. Tentativat nga larg zonës nuk e trembin Akinfejevi­n, i cili është i vëmendshëm. Por në të 77-tën duhet një ndërhyrje e Navasit për të shmangur golin e dytë. Në frymën e fundit, Reali godet sërish shtyllën me Marianon, ndërsa Varan gabon nga pak metra në minutën e 94-t. Akinfejev rebelohet me

arbitrin dhe ai e largon me të kuq për protesta. Dukej si një sfidë e pafundme, por pas zëvendësim­it të portierit të CKSA-së vjen fërshëllim­a e fundit. Reali nuk shënon dot në 3 ndeshje radhazi dhe diçka e tillë nuk ndodh prej 11 vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania