Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REALIT

-

NAVAS 6- Surprizohe­t nga Vlasiç, i cili e "djeg" me një goditje në kënd. Në pjesën më të madhe të ndeshjes është spektator, por shmang golin e dytë. KARVAHAL 5,5- Lopetegui e ul në stol në pjesën e parë sepse ai ndien shqetësime­t e dëmtimit. Vuan disa herë në mbrojtje, por edhe në sulm është i rrezikshëm. (Nga 43' Odriozola 5,5- Nuk ndryshon asgjë).

VARAN 5,5- Vuan më shumë në 65 sekondat e para sesa në të gjithë ndeshjen. Por nuk arrin ta ndalë rivalin te goli i shënuar. NAÇO 6- Është i saktë edhe në momentin e kaosit. I pozicionua­r mirë dhe i vëzhgon mirë kundërshta­rët.

REGUILON 6- Ndeshje e mirë në debutim. Gabon diçka kur kërkon të sulmojë, por jep sinjale pozitive. KROS 5- Nuk u beson syve kur kthen një top të gabuar, kur Vlasiç përfiton për ta dërguar në rrjetë. Mundohet të ndryshojë diçka, por s'ia del. KASEMIRO 6- Godet shtyllën, por është i spostuar më përpara në fushë dhe nuk ka detyra mbrojtëse. Të sulmojë s'është arma e tij më e fortë. (Nga 58' Modriç 5,5- Shumë pritshmëri, asnjë ndryshim).

SEBAJOS 5,5- Krijon volum në mesfushën kundërshta­re, por nuk është i rrezikshëm. VASKEZ 5,5- Sa shumë vështirësi për të depërtuar mes fanellave ruse. Shumë pasime të gabuara. (Nga 58' Mariano 6Me të në fushë, ka më shumë grintë).

BENZEMA 6- Provon të marrë nën kontroll sulmin në një mbrëmje të komplikuar, por mbrojtësit e markojnë rreptësish­t. ASENSIO 5- Humbet kthjelltës­inë në fazat më të rëndësishm­e të ndeshjes. Bën më shumë gabime se zakonisht. TRAJNERI LOPETEGUI 5Skuadra ka shumë mungesa dhe mund të jetë një justifikim, por 3 ndeshje pa shënuar janë shumë për Realin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania