Panorama Sport (Albania)

Xheko është një "përbindësh", Roma vrapon edhe në Champions

Tripletë e boshnjakut, verdhekuqt­ë fitojnë 5-0

-

Nëse futbolli është i gjithi një çështje psikologji­ke, atëherë mund të themi se Roma është rikthyer. 12 gola në 3 ndeshjet e fundit ( Frozinone, Lacio dhe Plzen). Verdhekuqt­ë e Di Françeskos fitojnë 5- 0 falë performanc­ës së shkëlqyer të Edin Xhekos, i cili sa herë ka përballë Plzenin shënon dhe falë Lorenco Pelegrinit. Mesfushori bën një ndeshje të madhe, duke u gjendur në çdo cep të fushës, duke shpërndarë në mënyrë spektakola­re pasimet, është prezent në çdo top të fituar dhe në çdo kundërsulm. Gjithçka bëhet shumë e lehtë për vendësit në "Olimpiko", pasi ndeshja zhbllokohe­t që në minutën e tretë falë Edin Xhekos. Ndeshja u dominua totalisht nga të besuarit e Di Françeskos, i cili këtë herë kishte zbritur si titullarë Zhezusin përkrah Facios ( Manolas me grip), Kristanten përkrah N'Zonzit në mesfushë dhe Ynder, Klajvert dhe Pelegrini për të mbështetur Xhekon. Pas golit të parë, rastet ishin të pafundme me Pelegrinin, Xhekon, Ynderin dhe Klajvertin. Por, herët a vonë shfaqet edhe pak Plzen, që e ka ndonjë ide për të dalë në sulm. Krmençik tremb Olsenin, por vetëm kaq. Përpara fundit të pjesës së parë, ishte sërish Xheko që dyfishon rezultatin dhe hipotekon fitoren. Çengiz i afrohet golit, por topi përplaset në traversë, ndërsa golin e gjen pak më vonë. Roma në pjesën e dytë i ul pak "xhirot e motorit", por kjo nuk e ndalon së gjeturi

edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës. Klajvert shënon "pokerin" dhe Xheko i vë vulën ndeshjes me golin e pestë dhe të tretin personal. Një tjetër tripletë për boshnjakun kundër Plzenit, ashtu si 2 sezone më parë. Një dhuratë e bukur për bashkëshor­ten e tij, Amra, që dje festoi 34- vjetorin e lindjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania