Panorama Sport (Albania)

Sitin e nderon “magjistari” Silva

Mesfushori spanjoll bëhet makth i gjermanëve, i jep Guardiolës 3 pikët e para

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Evendos magjia e Dav id Silvës ndeshjen mes Hofenhaimi­t dhe Mançester Sitit. Në këtë mënyrë, Pep Guardiola largon frikën e një sfide të vështirë të luajtur në transfertë. Gjermanët "trembën" qytetarët pas disa sekondash me golin e Belfodil, por anglezët arritën të reagonin menjëherë dhe barazuan rezultatin me Agueron. Pas një pjese të dytë të luftuar, por pa shumë ritëm, Siti ia del të marrë 3 pikët e para në Champions falë golit të spanjollit në minutën e 87-të.

GOL DHE REPLIKËPas humbjes në ndeshjen e parë me Lionin, Siti futet në fushë me pak frikë. Skuadra e Guardiolës pëson gol menjëherë dhe autori është ish- interisti Ishak Belfodil, me një të majtë të bukur që e dërgon djathtas. Ky gol i shpejtë ( 45 sekonda) është si një "dush i ftohtë" për Pepin, por djemtë e tij gjejnë menjëherë forcën për të reaguar, të udhëhequr nga Kun Aguero. Është gjithmonë Siti që bën lojën në minutat e para, ku Sterling ndalohet nga Bauman. Skuadra e Nagelsmani­t pas golit që shënoi duket se mori masat për të menaxhuar situatën, por jo Agueron. Ai ka dy herë shansin e artë për të shënuar. Fillimisht nga një

krosim i Sterling dhe një herë tjetër me një goditje nga jashtë zone. Nga ana tjetër, Belfodil mund të shënojë të dytin, por Ederson mban ekuilibrat.

E VENDOS SILVA- Ashtu si në pjesën e parë, shkëndijat e para i japin të zotët

e shtëpisë: Grilitsh provon dy herë, por nuk shënjestro­n kuadratin e portës. Por Siti nuk bën gabimin e 45 minutave të para dhe kërkon të kontrolloj­ë lojën duke bërë presion lart. Laport bën presion ndaj Akpoguna, i rrëmben topin dhe e pason

në qendër për Agueron. Pastaj vjen David Silva, i cili u "djeg" kohën të gjithëve, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën. Në 60 minuta lojë, skuadrat e humbasin shkëlqimin. Sitit i mohohet një penallti kur portieri ndërhyn keq ndaj Sanesë, por Skomina vazhdon lojën. Në minutën e 87të, David Silva përfiton nga gabimi i mbrojtjes dhe i vetëm përballë Bauman shënon golin e fitores. Tri pikët e para në Champions për Guardiolën, i cili tani merr frymë lirisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania