Panorama Sport (Albania)

Ajaksi bën me zemër Bajernin

Holandezët fusin në krizë gjigantët gjermanë, nuk fitojnë prej tri ndeshjesh radhazi

-

Bajerni i Mynihut nuk arrin të fitojë sërish. Pas një barazimi dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit në kampionat, kampionët e Gjermanisë nuk arrijë të fitojnë edhe në Champions në "Allianz Arena" ndaj Ajaksit. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, skuadra e Niko Kovaç nuk arrin të mbajë rezultatin, pasi holandezët jo vetëm barazuan, por në fund goditën edhe shtyllën e portierit Nojer.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me një rast për skuadrën e Bajernit, që në minutën e 2të i afrohet rrezikshëm portës së Ohanas. Frank Riberi nuk godet saktë me kokë një top në brendësi të zonës. Por vetëm dy minuta më pas, "Allianz Arena" shpërthen në festë. Holandezi Arjen Roben kroson bukur nga krahu i djathtë dhe në qendër të zonës është Mats Humels i ardhur nga mbrojtja, që godet me kokë duke dërguar topin në rrjetë. Mbrojtësit e Ajaksit pretendojn­ë për pozicion jashtë loje, por gjermani është në pozicion të rregullt. 1-0 për kampionët e Gjermanisë. Ajaksi zgjohet dhe merr lojën nën kontroll, Tadiç rrezikon portën e Nojerit në minutën e 16-të me një goditje nga jashtë zone. Në minutën e 22-të Mazraui shënon një gol spektakola­r që nis më një aksion me një takim nga Tadiç. Manuel Nojer është i pafuqishëm për të ndaluar topin që shkon në cepin e djathtë të tij. Në të 44- ën, Zieke godet sërish në portën e gjermane, por Nojer bën mrekullinë duke pritur topin.

PJESA E DYTË - Miqtë fillojnë lojën në sulm, duke rrezikuar menjëherë portën e bavarezëve. Në të 46-ën është Tadiç që nuk godet saktë një top nga shumë afër portës. Vetëm dy minuta më pas është Tagliafiko që godet nga brenda zonës, por Manuel Nojer është në pozicion dhe nuk e ka të vështirë të presë topin. Në minutën e 57- të, Mats Humels përplaset me portierin mik në tentativë për të goditur topin. Mbrojtësi gjerman godet me kokë duke u goditur më pas nga portieri Onoah. Në minutën e 66të është Tiago që lëshon një predhë nga jashtë zone, por topi kalon ngjitur me shtyllën

e portës së mbrojtur nga Onoah. Rastin e fundit e kanë holandezët, të cilët godasin traversën me anë të Shënes që ekzekuton saktë një goditje dënimi, por topi devijohet nga Nojer dhe ndalohet nga shtylla horizontal­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania