Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

Nojer 6 - Të vetmen pasiguri që shfaqi ishte pikërisht në momentin e golit, ndërsa sa për pjesën tjetër thjesht bën detyrën. Kimish 6 - Nga këmbët e tij nisin disa aksione interesant­e, por shokët nuk i shfrytëzoj­në mundësitë që u krijojnë, sepse nuk kanë besim në ato që ai ofron. Boateng 6 - Mbrëmje e vuajtur për gjigantin e mbrojtjes. I fortë në markim dhe në luftën në ajër, por i ngathët kur dribluesit e Ajaksit kalojnë në zonën e tij. Humels 7,5- Gati? Nisu... Dhe menjëherë vjen goli i tij. Gol që në fakt e "gënjeu" Bajernin se do ta kishte një shëtitje, por jo! Gjithsesi, ai ishte lider edhe në mbrojtje, madje ishte fantastik me saktësinë që shfaqte edhe në disa pasime të gjata.

Alaba 5 - Nuk ishte një paraqitje ekzaltuese nga ana e tij. Ndihmon shumë pak skuadrën në fazën sulmuese dhe mjaftohet duke u qëndruar rigorozish­t detyrave mbrojtje. Për pasojë, Riberi fiket pothuajse që në pjesë të parë. Myler 6 - Puna që bën ai në fazën e mbulimit është shumë e çmuar, por problemi është që ai ka gjithnjë e më pak afrimitet me portën. Humbi edhe një rast të pastër për gol, duke i shtuar përgjegjës­itë për këtë barazim të rrezikshëm me Ajaksin. Martinez 6 - Kur e ngre murin ai, askush nuk kalon në atë zonë. Por problemi qëndron në faktin që ai është shumë i vetmuar para mbrojtjes dhe lë shumë hapësira pas shpine. Hapësira që u shfrytëzua­n më së miri nga Ajaksi dhe më pas e turbulluan shumë. Tiago 5 - Anonim! Lëviz ngadalë me topin dhe jep vetëm ndonjë pasim vertikal pa adresë. Asnjë inkursion, zero fantazi dhe duele të humbura në mënyrë të vazhdueshm­e.

Roben 6 - Një start sipas stilit të tij, por nis të bjerë ndjeshëm gjatë ndeshjes dhe me të drejtë e zëvendësoj­në. (Nga min 64' Hames 5,5 - Në fund të ndeshjes gjuan nga larg, por Onoah ia mohon kënaqësinë e golit. Sa për të tjetra, edhe ai njësoj i përgjumur si pjesa tjetër e sulmit). Levandovsk­i 5.5 - Shërbehet shumë pak nga shokët, por edhe sepse holandezët e kishin futur në "kafaz" që nga minuta e parë. Lëviz pak kur nuk e ka topin dhe dukshëm nuk i pëlqen t'i shkëmbejë vendet me Mylerin në zonë. Ribéri 6 - I rrezikshëm kur ndez motorët, por vetëm kur i ndez ama... E nis mirë si Robeni, por më pas është shumë i vetmuar në krahun e tij sepse Alaba nuk e ndihmon pothuajse fare. Bie ndjeshëm fizikisht në pjesën e dytë. (Nga min 76' Gnabri - Pa notë).

Trajneri Kovaç 5 - Gjysmë note më pak, për shkak se Bajerni i tij e ka bërë ves në ndeshjet e fundit që të ulë ritmin në dhe vëmendjen në pjesën e dytë. Krahu i majtë dhe Alkantara janë pothuajse jashtë ndeshjes, por ai nuk merr asnjë masë. .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania