Panorama Sport (Albania)

Kejn: Dua ta kaloj Mesin, thellojmë krizën e tyre

Sulmuesi i Totenhemit ëndërron që një ditë të ketë shënuar më shumë se argjentina­si

-

Herri Kejn ka një objektiv të qartë në kokën e tij: ta mbyllë karrierën me më shumë gola se Lionel Mesi. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar 560 gola në 646 ndeshje në karrierën e tij, që kur debutoi në moshën 17-vjeçare në vitin 2004. Ndërsa, bomberi i Totenhemit ka shënuar 162 gola në 284 ndeshje gjatë karrierës së tij 8-vjeçare, por mbetet optimist se ai mund të arrijë rezultatet e 31-vjeçarit, me të cilin do të ndeshet për herë të parë sot në “Wembley”. “Ai ka vendosur një standard. Ai dhe Kristiano Ronaldo e kaluan standardin normal kur shënojnë 50 apo 60 gola në sezon. Si sulmues, unë dua që të provoj ta barazoj atë. Por, ai ka vendosur pa dyshim një standard për të gjithë ne. Më motivon që të bëj edhe më mirë dhe përmirësoh­em me shpresën që një ditë të shënoj po aq gola, në mos më shumë sesa ai”, tha anglezi. Totenhemi humbi në mënyrë dramatike ndeshjen e parë të grupit kundër Interit dhe sot londinezët nuk duhet të bëjnë një tjetër hap fals nëse shpresojnë të kalojnë për më tej. “Është një test i shkëlqyer për ne. Si futbollist, dëshiron që të luash për më të mirët në botë dhe Mesi është pa dyshim i tillë. Një lojtar fantastik dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta ndalur”. Forma e katalanasv­e në kampionat lë për të dëshiruar, por detyrën e parë të shtëpisë në Champions, skuadra e Valverdes e kreu mirë, duke mundur 4-0 ndaj PSV-së. Kejn këmbëngul se anglezët duhet të prodhojnë paraqitje si ajo e sezonit të shkuar në fazën e grupeve, nëse duan që të rivalizojn­ë me ekipet më të forta të kontinenti­t: “Sezonin e shkuar e nisëm shumë mirë, duke mundur Dortmundin në shtëpi. Nuk ishte bukur të humbnim ndaj Interit këtë vit. Por, ne duhet të provojmë se mund të mundim skuadrat më të mira në botë dhe duhet ta bëjmë këtë kundër Barcelonës. Ata mund të luajnë më mirë se Reali sezonin e shkuar. Duhet të prodhojmë të njëjtin intensitet, tifozët krijuan një atmosferë fantastike atë mbrëmje dhe nëse ne i gjunjëzojm­ë sa më shpejt që të jetë e mundur, krijojmë disa raste dhe shënojmë një apo dy gola, kjo do të na vendoste në një pozicion të shkëlqyer. Ne kaluam një fazë ku nuk fituam në tri ndeshje dhe ndoshta presioni nis të rritet. Jam i sigurt se Barça do kërkojë të reagojë, por është shansi ynë për t’i ndalur që të fitojnë në të katërtën ndeshje radhazi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania