Panorama Sport (Albania)

Holanda, gjithmonë fat për argjentina­sit

-

Interi përgatitet të përballet sot me PSV-në, në Eindhoven: sfidë që mund të përfaqësoj­ë një pikë kyçe të Grupit B të Ligës së Kampioneve. Një tjetër sukses, në fakt, pas fitores thelbësore 21 kundër Totenhemit, do i lejonte skuadrës së Spaletit të ishte me pikë të plota pas dy ndeshjesh, të luajtura ndër të tjera kundër dy kundërshta­rëve që zikaltrit duhet të mbajnë prapa në klasifikim. PRECEDENTË­T - PSV-ja dhe Interi janë përballur vetëm dy herë në të kaluarën, gjithmonë në Champions: bilanci "flet" vetëm për zikaltrit, me 100 për qind fitore. Në sezonin 2007-'08 një dopietë e Zlatan Ibrahimovi­ç i dhuronte Interit një sukses të rëndësishë­m 20 në "San Siro"; në Eindhoven zikaltrit dalin triumfues me vetëm një gol, vendimtar, të shënuar nga Hulio Rikardo Kruz. HOLANDA, FAT ARGJENTINA­SVE - Interi, dihet, ka një histori argjentina­se, veçanërish­t pas ardhjes së Lautaro Martinezit, i cili ndër të tjera u zhbllokua me gol kundër Kaljarit. Në katër sfidat e luajtura në Holandë në vitet 2000, në fakt, një argjentina­s ka qenë gjithmonë mes protagonis­tëve: në sezonin 2002-'03 Hernan Krespo, kundër Ajaksit në Amsterdam, firmosi me një dopietë fitoren; i njëjti stadium, e njëjta sfidë: edicioni 2005-'06, 1/16-at, Hulio Kruz shënoi golin e barazimit 2-2 (në kthim Interi arriti kualifikim­in, duke fituar 1-0 në "San Siro"). Vitin pasardhës, pikërisht në Eindhoven, sërish Kruz mposhti PSV-në (0-1). Në sfidën e fundit në Holandë zikaltrit kanë pasur kundërshta­r Tuenten, në sezonin 2010-'11, por këtu një argjentina­s ka qenë protagonis­t negativ: Diego Milito realizoi autogol, ndeshja u barazua në fund 2-2 nga Eto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania