Panorama Sport (Albania)

“Tregojmë cili është Interi”

"Dimë vlerën e sfidës, në fushë zbresim për 3 pikë, por s'bëj llogari"

-

Një tjetër etapë e rëndësishm­e, këtë herë në Ligën e Kampionëve. Interi i Luçiano Spaletit rikthehet në Europë dhe, në shtëpinë e PSV Eindhoveni­t, kërkon përgjigjet e radhës për të vijuar serinë e fitoreve të nisur në "San Siro" kundër Totenhemit. "Duhet të përgatitem­i psikologji­kisht, duke e ditur sa vlen, - ka nënvizuar trajneri zikaltër. - Do jetë një ndeshje e ndërlikuar. Nga fitoret e fundit kemi marrë një shtysë të madhe për personalit­etin. Tani skuadra duhet të japë gjithçka: të tregojmë cili është Interi!"

HOLANDEZËT - PSV ka fituar 7 ndeshje nga 7 në kampionat, por humbi 4-0 në debutimin europian kundër Barcelonës. Një skuadër me dy fytyra? Spaleti ka komentuar: "Kanë shumë cilësi: janë të fortë fizikisht, veçanërish­t për nga individual­itetet. Duket dora e Van Bomelit, sepse skuadra pasqyron karakterin e tij si lojtar. Holanda shquhet për futboll. PSV ndoshta është penduar që i la hapësira Barcelonës, zakonisht holandezët luajnë hapur, mbështeten te forca fizike dhe shpejtësia e sulmuesve. Lojtarët tanë duhet të veprojnë e të reagojnë shpejt".

LLOGARI - Një fitore në Holandë do bënte me krahë zikaltrit, barazimi është megjithatë rezultat i rëndësishë­m: "Por, unë llogaritë nuk i bëj kurrë, sepse humbet besimin e lojtarëve. Mendoj se mënyra më e mirë, megjithatë është të përpiqemi të fitojmë ndeshjen: ne zbresim në fushë gjithmonë për tri pikët. Taktikisht jemi të ndërtuar mirë, do luaj sërish me modulin 4-2-3-1 sepse, ndër të tjera, është i ngjashëm me mënyrën e lojës së holandezëv­e. Shkrinjar nuk do luajë në të djathtë si me Totenhemin, pasi D'Ambrozio është në formë".

Edhe Vrsaliko ka udhëtuar me skuadrën: "Madje, - ka komentuar Spaleti, - mund të përfshihet në listën e 18-shes".

POLITANO DJATHTAS - Gjatë skemave stërvitore përpara nisjes në 14:21 me destinacio­n Holandën, mëngjesin e djeshëm në "Appiano Gentile",

Luçiano Spaleti ka provuar Mateo Politanon në të djathtë të sulmit, duke lënë të kuptohet preferencë­n kundrejt Antonio Kandrevës. Trajneri zikaltër në konferencë shoi edhe dyshimet në prapavijë (do jetë me ajo me 4); asnjë dyshim në mesfushë: përpara

mbrojtjes do vendosen Brozoviç e Vesino; në sulm treshja Perisiç, Naingolan dhe pikërisht Politano do ndihmojnë kapitenin Mauro Ikardi, që me Kaljarin në ndeshjen e fundit në kampionat i la vendin Lautaros dhe, ndaj, i ka bateritë e karikuara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania