Panorama Sport (Albania)

Mjeshtri Klop kërcënon Napolin

"Nuk i zë besë Ançelotit, na thotë fjalë të bukura, por është një dhelpër dinake"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Prioritet ka Napoli, pa menduar shumë për ndeshjen e Premier Ligës kundër Sitit. Ky është mesazhi i lëshuar nga Klop përpara sfidës me Napolin në "San Paolo". "Maksimumi mund të bëjmë një apo dy ndërrime. Nuk mund të bëj 5 zëvendësim­e me Napolin, sepse do luajmë me Sitin. Është diçka e vështirë për ta bërë. Më pëlqen Karlo Ançeloti. Në Gjermani ne themi është një dhelpër dinake. Ai tha shumë gjëra të mira për ne dhe mua përpara ndeshjes. Është diçka pozitive, por është taktikë. Karlo ka shumë kohë në këtë punë. Ai është një trajner fantastik, kemi përballë një ekip fantastik dhe një tifozëri pasionante", tha tekniku gjerman në konferencë­n për shtyp të ndeshjes së tij të 50- të në Champions. STATISTIKA­T

Një udhëtim që nisi në shtator 2011 dhe e ka dërguar në dy finale. Ndeshja e tij e parë në Champions ishte ajo kundër Arsenalit në "Signal

Iduna Park", ku goli i Perisiçit në minutën e 88-të siguroi një barazim 1- 1 për gjermanët. Kroati është një nga 12 lojtarët që ka shënuar vetëm një gol me Klopin (të tjerët janë Kagava, Gyndoan, Mkhitarian dhe Xhan). Klop i ka humbur të tria vizitat e tij të fundit në Itali, përfshirë atë

2-1 me Dortmundin në Napoli (shtator 2013). Por, ai nuk humbet kurrë në tetor në Europë (5 fitore, 1 barazim në Champions dhe 6 fitore dhe 3 barazime në të gjitha kompeticio­net). Edhe pse Liverpuli luajti kundër Hofenhaimi­t në "play-off"-et e sezonit të shkuar, e vetmja përballje e Klopit kundër një skuadre gjermane ka qenë në finalen e 2013-ës në "Wembley", ku Bajerni mundi Dortmundin 2-1. Përqindja e fitoreve të tij si trajner është më e lartë me Liverpulin ( 57%) sesa me Dortmundin (45.7%). 51-vjeçari u mund në finalen e sezonit të shkuar nga Reali

në Kiev. Bilanci i tij përballë kampionëve të Europës, që janë edhe ekipi me të cilin ai është përballur më shpesh, është 3 fitore, 1 barazim, 3 humbje. Të vetmet skuadra që nuk e kanë mundur dot gjermanin janë ato sllovene (2 fitore), turke (2 fitore), holandeze (2 fitore), portugeze (1

fitore, 1 barazim), belge (1 fitore, 1 barazim) dhe ukrainase (1 fitore, 1 barazim). Trajneri nga Shtutgarti rekordin më të gjatë të pathyeshmë­risë së tij (11 ndeshje) e ka me Dortmundin ( 2012/ 13) dhe e barazoi atë me Liverpulin në (2017/18). Kurioz është fakti se këto seri u ndërprenë në të njëjtën mënyrë: pasi shkuan gjatë gjithë sezonit pa u mundur, të dyja ekipet u mposhtën në ndeshjen e dytë gjysmëfina­le dhe më pas në finale. Me 102 gola në 49 ndeshje, skuadrat e tij shënojnë mesatarish­t 2.08 gola për ndeshje në Champions. Ekipet e tij janë më të rrezikshme në minutat 31-40 (15 gola) por shënojnë edhe shumë vonë ( 13 gola pas minutës 86').

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania