Panorama Sport (Albania)

Interi, test force kundër sulmit “atomik”

26 gola në 7 ndeshje, por një "ogur" shoqëron milanezët

- Përgatiti: LEDIO NASE

Për fat është Barcelo na me Mesin, Pikenë e Umtitin. Ai rezultat 4- 0 i "pamëshirsh­ëm" i katalanasv­e në debutimin europian ka zbutur disi PSV- në. Përndryshe, zikaltrit duhet të udhëtonin drejt Eindhoveni­t jo pa frikë. Mbi të gjitha, Handanoviç­i dhe prapavija: skuadra e Van Bomelit është një tren pa frena, që në Holandë nuk po di të ndalet. Shtatë fitore nga shtatë prej startit të kampionat, përfshi ndaj Ajaksit. Por, në fund të fundit, nuk është kjo statistika më e frikshme. Peshon më shumë numri 26: njëzet e gjashtë gola në 7 ndeshje për një mesatare prej rreth 3,7. Interi ka shënuar 10, Juventusi 16, Siti i Guardiolës 21, vetëm PSG ka më shumë (27, në 8 ndeshje): si mesatare Nejmar me shokë qëndrojnë poshtë, holandezët kanë sulmin më të mirë në Europë. Luajnë me "tredhëmbës­h": 20-vjeçari Berguijn në të djathtë (4 gola); meksikani Lozano në të majtë (5); Luk De Jong në qendër, edhe pse jo si "pykë" ( 5). Plus ndihmën, në veçanti prej goditjeve të dënimit, të uruguaiani­t Gaston Pereiro ( 5 gola) dhe numri shkon në 19 gola për 4 lojtarë. PRAPAVIJA ZIKALTËR "Mirë se erdhët në shtëpinë tonë". Me këtë mesazh, klubi holandez ka menduar të përshëndes­ë Interin, përmes një postimi në "Twitter" ku Spaleti dhe lojtarët shfaqeshin në hyrje të "Philip Stadium" (me vendet e ezauruara për sfidën e sotme; 1.700 pritet të jenë tifozët zikaltër prezentë). Një shtëpi, ndërkaq, e frikshme për këdo që troket. Sigurisht, Holanda është toka sulmuese, thuajse pa taktika, mbrojtjet e "Eredivise" janë më pak të "respektues­hme"

dhe të kujdesshme krahasuar me ato italianet. Por, për prapavijën e Interit mbetet një test force i rëndësishë­m. Spaleti, me rikuperimi­n e Mirandës, ka si alternativ­ë edhe mbrojtjen me 3, një repart ende pa Vrsalikon në formë (i cili, megjithatë, ka

udhëtuar me 20- shen e zgjedhur nga trajneri në Holandë). Nga 1', megjithatë, pritet të luajnë Azamoah e D'Ambrozio në krahë, me dyshen De Vraj-Shkrinjar në qendër: kështu është mbajtur porta e paprekur në 3 ndeshjet e fundit.

"OGUR"

Një tjetër "ogur" i mirë, që mund t'u sjellë fat zikaltërve, është një statistikë, e zbuluar ditën e djeshme nga e përditshmj­a italiane "Tuttosport". Një fitore në Eindhoven do simbolizon­te, thuajse, kualifikim­in në fazën pasardhëse. Sepse: në pesë edicionet e fundit, nga sezoni 2013-' 14 në 2017-'18, në fakt, skuadra që ka fituar dy ndeshjet e para të grupit ka mundur gjithmonë të presë biletën e 1/16ave. Ka ndodhur 28 herë nga 28: pra, starti i Champions-it me dy suksese është garanci për kalimin në fazën e dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët zikaltër, dje në 'Philip Stadium' të PSV-së
Lojtarët zikaltër, dje në 'Philip Stadium' të PSV-së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania