Panorama Sport (Albania)

TRIbala bën me krahë Juven, Reali e Bajerni dalin dalin huq

Dibala bën që të mos ndihet mungesa e Kristiano Ronaldos, tripletë ndaj zviceranëv­e

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Roma me pesë yje, yje, Siti Siti feston feston në në frymën frymën e e fundit fundit

Napoli-Liverpul, Hysaj “derbi” me Shaqirin

Napoli-Liverpul, Hysaj “derbi” me Shaqirin

Është idhulli i fëmijëve. Fytyra e tij tregon edhe më pak se 24 vitet efektive... Dhe në "Allianz Stadium", Juventusi përballet me Jang Bojs, që nëse përkthehet nga anglishtja do të thotë "Djemtë e rinj". Ndoshta, për këtë arsye ishte edhe nata e madhe e Paulo Dibalës, që i vetëm likuidon zviceranët 3-0, falë një triplete personale, e cila mjafton për suksesin e dytë në Europë sivjet, për bardhezinj­të. Sulmuesi argjentina­s del kështu nga kriza e golit që e kishte kapluar dhe futet mes ikonave si Filipo Inzagi, Alesandro Del Piero dhe Arturo Vidal, emra që kanë mundur të realizojnë një tregolësh me bluzën e Juventusit, në Ligën e Kampioneve.

NDESHJE N ASA

Dibala luan ndeshjen e tij më të mirë të sezonit 20182019, pas dopietës së shënuar me Bolonjën, në kampionat. Dhe rastësisht, në të dyja rastet, përkrah tij kishte vetëm një sulmues: Ronaldo me emilianët dhe Manxukiç, dje me zviceranët. Jang Bojsat vlejnë pak a shumë sa Bolonja. Mbrojnë më keq sesa skuadra e Inzagit, por ka më shumë cilësi në zotërimin e topit, ndonëse ekipe të këtij niveli nuk mund të trembin një Juventus të tillë, i cili e zgjidh situatën më të komplikuar, atë të zhbllokimi­t të ndeshjes, pas vetëm 5 minutash. Bonuçi dhuron një pasim milimetrik nga më shumë se 50 metra dhe Dibala nuk mendohet dy herë, por pasi shfrytëzon markimin amator të Kamarasë godet në ajër me të parën dhe 1-0 për torinezët.

S I JE L SI

Pjesa e mbetur e ndeshjes është menaxhim akademie. Dibala bën 2-0 që në pjesën e parë (Matuidi godet nga distanca, ndërsa Paulo dërgon në rrjetë grushtimin e portierit), ndërsa në të dytën, pasi godet një shtyllë dhe i mohohet një penallti e pastër, bën 3-0, pasi shtyn në portë pasimin e Kuadrados, nga pak centimetra. Gjithsesi, dje nuk ishte vetëm Dibala, por shkëlqyen të gjithë. Bernardesk­i, edhe pse e nis si mesfushor i brendshëm, spostohet si fantazist pas 15 minutash lojë, në një eksperimen­t taktik, 3-4-1-2 nga ana e Alegrit, që jep rezultate fantastike. Kjo, sepse Pjaniç luan një futboll hyjnor, mbrojtja me 3 është e pakalueshm­e, madje në minutat finale i jep hapësirë edhe Moise Kinit, që bën de-

butimin sezonal. Dhe kështu, në diçka më shumë se një muaj, Juventusi ka fituar 7 nga 7 në kampionat dhe hipotekon kualifikim­in në Champions, me 2 fitore në 2 ndeshje. Ah se harruam... Dje mungonte i skualifiku­ari Kristiano Ronaldo. E vuri re njeri mungesën e tij?!

 ??  ?? Dibala Dibala shënoi shënoi tre tre gola gola ndaj ndaj Jang Jang Bojs: Bojs: E E fitojmë fitojmë Champions-in Champions-in edhe edhe pa pa Ronaldon Ronaldon
Dibala Dibala shënoi shënoi tre tre gola gola ndaj ndaj Jang Jang Bojs: Bojs: E E fitojmë fitojmë Champions-in Champions-in edhe edhe pa pa Ronaldon Ronaldon
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania