Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Milani gati të kthejë Ibrën

Gatuzo nuk e mohon transferim­in e suedezit, por driblon mediat: I uroj ditëlindje­n

- REINOLD BAKALLI

ë ndeshjen kundër Sasuolos, munge sat në sulm të Milanit u kompensuan me aktivizimi­n e Samu Katijehos. Mungesa e alternativ­ave në vijën e parë ka ndërgjegjë­suar klubin për afrimin e një sulmuesi. E përditshmj­a italiane “Corriere della Sera” raporton se në “shtëpinë” e Milanit ka lindur ideja për të rikthyer Zlatan Ibrahimovi­çin. Kontrata e suedezit me “Galaksi” përfundon në dimrin e 2019. Gatuzo, megjithëse nuk e ka të sigurtë qëndrimin në krye të kuqezinjve, vazhdon të këmbëngulë për një “pykë” të tretë, që mund të jetë një burim i ri golash për pjesën e dytë të sezonit. Ibra e konsideron veten në gjendje për të luajtur të paktën dy sezone të tjera në nivele të larta. Gjiganti nga Malmo nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për Milanin, ku ka luajtur 86 ndeshje dhe realizuar 57 gola, teksa rikthimi duket më shumë se i mundshëm me një oferte të mirë ekonomike dhe stimuluese nga ana sportive.

Konferenca e Rinos – Në konferencë­n për shtyp, trajneri analizoi gjendjen e skuadrës, problemet për t’u zgjidhur dhe sigurisht merkaton.

Dëmtimet në sulm imponojnë investime, ç’mund të na thoni për zërat mbi Ibrahimovi­çin?

Ai ka ditëlindje­n dhe përfitoj ta uroj, por nuk flas për lojtarë që nuk janë pjesë e Milanit.

Fitorja e fundit duket sikur ka kthyer entuziazmi­n në skuadër apo jo?

Pika e kthesës duhet të jetë pikërisht fitorja me Sasuolon. Përdora fjalën kthesë sepse kam dëgjuar ta përdorin lojtarët, megjithëse për mua fjala kyçe është “vazhdimësi”. Jam pjesërisht dakord më ekipin sepse e kam thënë se jo çdo gjë që bënim kur nuk fitonim ishte gabim.

Sipas jush, ku duhet ndërhyrë për të pasur vazhdimësi­në që përmendni?

Duhet të përmirësoh­emi si kolektiv, ndaj edhe nëse shprehim një futboll të mirë, kemi nevojë të gjejmë elementë si soliditeti apo mendësia fituese. Kemi cilësi, ndaj nuk duhet të shfaqim vështirësi kur na kërkohet të bëjmë diçka ndryshe, ose mbase që nuk na pëlqen.

Sa mund të ndikojë rrotacioni te loja e skuadrës?

Çolizmi dhe Guardioliz­mi mund të ekzistojnë mes fazave me dhe pa top. Objektivi ynë është të kalojmë turin, por e shoh të drejtë që t’u jap hapësirë atyre që kanë luajtur më pak. Kemi ende punë kur topin

nuk e kemi në këmbët tona.

A ndiheni favoritë për aktet e fundit të Ligës së Europës?

Fillimisht të mendojmë për të kaluar turin, pasi është e kotë të bëjmë plane për më tej. Në turet pasardhëse duhet të mbërrijmë në kushte të mira

fizike, e më pas do të shohim, sepse edhe fati është një aspekt i rëndësishë­m në këto kompeticio­ne.

Çfarë i nevojitet këtij Milani për t’u përmirësua­r?

Kemi lënë shumë pikë rrugës dhe duhet të përmirësoh­emi. Nuk dimë ende të

vuajmë për të marrë maksimumin nga një ndeshje, teksa duhet të kemi parasysh që ky grup mund të ishte fare mirë pjesë e Ligës së Kampioneve. Së bashku me Betisin dhe Olimpiakos­in, jemi një treshe që nuk ka asgjë më pak se ekipet e Champions-it.

 ??  ??
 ??  ?? Xhenaro Gatuzo dhe Zlatan Ibrahmoviç duke festuar së bashku titullin Kampion Italie me Milanin
Xhenaro Gatuzo dhe Zlatan Ibrahmoviç duke festuar së bashku titullin Kampion Italie me Milanin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania