Panorama Sport (Albania)

Laçi kërkon surprizën e madhe në “Selman Stërmasi”

-

Laçi po kalon të gjitha pritshmëri­të. Ishim mësuar që kurbinasit të kishin një rrugëtim pozitiv në kupë dhe siguronin edhe Europën, por këtë sezon po befasojnë gjithkënd me pathyeshmë­rinë. Janë plot 7 javë që bardhezinj­të nuk dinë të humbasin. Janë 3 fitore dhe 4 barazime, që e bëjnë këtë ekip superior ndër të tjerët. Edhe skuadrat si Skënderbeu e Kukësi e kanë provuar disfatën për këtë sezon, ndërsa të besuarit e Artan Mërgjyshit me “silenciato­r” janë duke dëshmuar se mund të jenë pretendent­ë edhe për titull. Në fakt, ky objektiv mund të konsideroh­et i tepërt edhe për vetë kurbinasit, megjithatë stafi teknik ua ka bërë të qartë futbollist­ëve që nuk duhet të bëjnë asgjë më shumë, se të shohin ndeshjen e radhës dhe të shmangin humbjet. Pasi kaluan me sukses edhe Flamurtari­n, tashmë po mendojnë për Tiranën. Luhet në “Selman Stërmasi” dhe në fushë do të zbresin me idetë e qarta për të mos dalë pa pikë, por pse jo edhe për të fituar. Duke shfrytëzua­r ndoshta edhe oscilacion­et që bardheblut­ë kanë, kurbinasit presin vazhdimësi në rezultate. Edhe pse janë një ekip që kanë pësuar ndryshime të mëdha që nga nisja e këtij sezoni dhe sidomos kur dihet që “revolucion” pësoi sulmi prej largimeve, Laçi po tregon që di t’ia dalë edhe pa “pykë” të mirëfilltë. Ndaj vlonjatëve, fitorja erdhi prej një mbrojtësi, ndërsa një javë më herët me Kamzën falë Shtubinës, një mesfushor i adaptuar si sulmues. Tashmë mbetet për t’u parë se kush do ia dalë ndaj Tiranës që të nderojë kurbinasit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania