Panorama Sport (Albania)

Sot vendoset për Plorin, Bardhi: S'e meritonim humbjen

Krutanët kanë nisur dje përgatitje­t pa trajnerin dhe portierin Kuka

-

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, do të vendosë sot me drejtuesit krutanë pikat mbi "i" sa i takon së ardhmes së tij në krye të Kastriotit. Tekniku, pas ndeshjes së humbur me Tiranën, deklaroi se do t'u kërkojë drejtuesve që të ndryshojnë diçka. "Do u kërkoj dorëheqjen drejtuesve. Kam vendosur t'ua kërkoj dorëheqjen dhe nuk jam nga ata që e lënë skuadrën në baltë. Do e kërkoj sepse skuadra ka nevojë për pikë dhe duhet të rrijë në Superiore, kështu që duhet të ndryshojë diçka", tha trajneri Plori pas ndeshjes. Ndërkohë, burime të gazetës zbulojnë se drejtuesit kanë refuzuar fillimisht kërkesën e teknikut për t'u larguar, por kanë lënë një takim mes tyre ditën e sotme, ku pritet të diskutohet me detaje mbi të ardhmen e trajnerit. Skuadra ka nisur dje përgatitje­t për ndeshjen ndaj Teutës. Në mungesë të trajnerit Plori, seanca u drejtua nga dy zv.trajnerët, Rama dhe Rustami. Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët, me përjashtim të portierit Klajdi Kuka, i cili nuk dihet në ka pasur probleme personale apo vazhdon të jetë ende i pezulluar nga stafi teknik. PATRIK BARDHI- Sulmuesi i Kastriotit, Patrik Bardhi, shënoi golin e parë në Superiore ndaj ish-ekipit të tij, Tirana. Por, ky gol i shërbeu vetëm në aspektin personal. Në prononcimi­n për "Panorama Sport" sulmuesi tregon arsyet se përse skuadra nuk arriti të fitonte. "E nisëm ndeshjen shumë mirë, e tregoi edhe loja edhe goli. Por, më pas, edhe Tirana u zgjua, tregoi një karakter të mirë në fushë dhe na mposhti. Mendoj që ekipi bëri një paraqitje të mirë dhe besoj se nuk e meritonim humbjen. Patëm shumë raste. Goli i tretë që pësuam ishte një faull në sulm, i shkaktuar tek unë e që arbitri e la avantazh. Nuk e kuptova për kë e la avantazh. Pavarësish­t kësaj, u munduam të reagonim dhe ngushtuam rezultatin, por dolëm pa pikë. Festimi? Nuk festova te goli si shenjë respekti, sepse kam qenë pjesë e Tiranës. Ndeshja e radhës? Ashtu si çdo ndeshje tjetër në këtë kampionat, edhe ndaj Teutës do të jetë e vështirë. Do bëjmë më të mirën dhe shpresoj të rikthehemi te rezultatet pozitive", deklaroi Bardhi. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania