Panorama Sport (Albania)

Leksion kampionësh, Skënderbeu thyen Kukësin

Bregu revoltohet pas zëvendësim­it, refuzon t’i japë dorën Shehit

- ADELA MERKO

Skënderbeu likuidon Kukësin dhe "kërcënon" Partizanin. Një gol i Gripshit u ka mjaftuar korçarëve për të marrë një trepikësh të çmuar ndaj një rivali direkt për titullin kampion. Duhet thënë që bardhekuqt­ë u dhanë "leksion" verilindor­ëve në këtë 90- minutësh, pasi jo vetëm krijuan volum loje dhe raste, por futën nën trysni edhe kundërshta­rin. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, përtej dëshirës, nuk mundi dot të shfaqej rrezikshëm, aq sa në total e goditi vetëm dy herë portën e mbrojtur nga Teqja.

PJESA E PARË Skënderbeu e nis frikshëm lojën. Korçarët shohin vetëm në sulm dhe në të 7-ën minutë pretendojn­ë penallti, pas një ndërhyrjej­e të Zguros kundrejt Muzakës. Kryesori Kridens Meta nuk sheh faull. E megjithatë, vendësit nuk heqin dorë dhe Bregu për minuta të tëra e bën " autostradë" krahun e djathtë. Në të 13-ën driblon Zguron dhe shërben për Muzakën në zonë, por gjuajtja me kokë e mesfushori­t përfundon mbi kuadrat. Një minutë më vonë, Bregu kroson për Oto Xhon, por gjuajtja e nigerianit trondit vetëm traversën. Presingu i skuadrës së Shehit vazhdon dhe në të 17-ën gjen rezultat. Demte merr një top në mesfushë nga Dzaria që humbet kontrollon dhe shërben djathtas për Bregun. Vlonjati është sërish i papërmbajt­shëm në krahun e tij, kroson në shtyllën e dytë ku ndodhej Gripshi, i pamarkuar siç duhet nga mbrojtja, zhytet me kokë dhe zhbllokon shifrat në 1- 0. Superiorit­eti i bardhekuqv­e vazhdon dhe në të 30-ën fitojnë të drejtën e një penalltie, pas prekjes së topit me dorë të Zguros në një dyluftim me Muzakën. Pas protestave nga verilindor­ët, në të 32-ën e merr përsipër ekzekutimi­n vetë Muzaka, por gjuajtja lë për të dëshiruar, shkon shumë mbi tra. Dy minuta më vonë provon Dita me një gjuajtje nga distanca, por "shënjestra" është e gabuar. Pas minutës së 43-të "zgjohet" Kukësi, kur fiton të drejtën e një goditjeje dënimi, por harkimi i topit nga Shkodra kontrolloh­et prej Teqjes, i cili ruan portën e paprekur për këtë 45-minutësh. PJESA E DYTË

Kukësi e nis ndryshe pjesën e dytë. Armando Cun-

gu lë në dhomat e zhveshjes Zguron dhe fut Ethemin dhe kjo lëvizje ndryshon ritmin. Miqtë shohin më shumë përpara, e megjithatë përpjekjet çalojnë sa në pasin e fundit, aq edhe në finalizim. Skënderbeu bie ndjeshëm, por rastet nuk i mungojnë. Në të 54-ën,

gjuajtja e Bregut në kufijtë e zonës bllokohet nga Frashëri në goditje nga këndi. Kundërpërg­jigjet Kukësi me Ethemin, por topi shkon mbi tra. Përpjekjet e miqve intensifik­ohen, por në të 68-ën Rexhinaldo nuk godet siç duhet me kokë. E njëjta gjë ndodh në të

70-ën, por këtë herë me Shafik protagonis­t, i cili gjuan tërësisht gabim. Ndeshje e përqendrua­r në mesfushë për disa minuta dhe në të 76-ën verilindor­ët ndërtojnë një aksion të rrjedhshëm. Melo driblon dy kundërshta­rë dhe kroson në zonë, Shafik ul

topin me kokë për Rexhinaldo­n, por gjuajtja e afrikanit me të djathtën kontrolloh­et nga Teqja. Skënderbeu rimerr "frenat" dhe nis të administro­jë lojën, sakaq Kukësi has vështirësi që të filtrojë në zonë. Cungu nuk ka çfarë humbet, ndaj mundohet që të shtojë

forcat në sulm, ku aktivizon Harbën dhe largon një fantazist si Shafik. Zhvendoset edhe Shameti në sulm, por më kot, pasi mbrojtja e Skënderbeu­t ruan më së miri avantazhin dhe blindon vendin e dytë me dy pikë më pak sesa Partizani.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? SKËNDERBEU-KUKËSI 1-0
Gripshi pasi shënoi golin e avantazhit
Fotot: F.Hazizllari SKËNDERBEU-KUKËSI 1-0 Gripshi pasi shënoi golin e avantazhit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania