Panorama Sport (Albania)

Viti i titullit, Asani: Me Gegën Partizani ka shumë shanse

"Gega solli formulën e harmonisë, të gjithë i kemi rivalë"

- ILIR CARA

Para dy vitesh, Vard ari i kërkoi 200 mijë euro Partizanit për Jasir Asanin. Të kuqtë afruan deri në 150 mijë, por klubi maqedonas nuk "lëshoi pe". Durimi i të kuqve u shpërblye, ku pas një viti, pikërisht në shtatorin e 2017-s, Partizani e mori Asanin pa i paguar asgjë Vardarit. 23-vjeçari shikohet si një lojtar me të ardhme, ndaj edhe "demat" firmosën kontratë katërvjeça­re me Asanin. Sulmuesi nga Shkupi po kalon një moment të mirë te Partizani, gjë e cila u pa edhe ndaj Teutës, ku shënoi 2 gola. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Asani tha se momente të tilla ka pasur edhe më parë në karrierë, por pret që të përparojë dhe të japë kontributi­n e tij për Partizanin. 23-vjeçari tregon ndryshimin e trajnerit Gega nga paraardhës­it dhe pa dyshim pohoi se klubi çdo vit hyn në aktivitet me objektiva madhorë. Ai e quan realizimin e një ëndrre nëse do të luajë për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi i kombëtares së Maqedonisë, Agim Ibraimi, është lojtari që e frymëzon, ndërsa kur pyetet për të ardhmen, ai pohon se është i fokusuar vetëm te suksesi me "demat".

Jasir, a është ky momenti më i mirë i karrierës suaj?

Gjatë karrierës kam pasur shumë momente të mira dhe njëri prej tyre është edhe ky që po kaloj tani te Partizani. Por e mira nuk ka fund dhe kërkoj që të përjetoj sa më shumë momente të tilla.

Ju keni punuar me disa trajnerë te Partizani, çfarë ka ndryshuar me ardhjen e Skënder Gegës në krye

të skuadrës?

Realisht, më ka rënë të punoj me disa trajnerë gjatë kësaj kohe te Partizani dhe të gjithë kanë pasur meritat e tyre. Për mua, të gjithë kanë qenë të mirë. Ndërsa, ajo që veçoj te trajneri Skënder Gega është gjetja e formulës së duhur nga ana e tij për të sjellë harmoninë në ekip. Jo më kot Partizani konsideroh­et si një familje dhe falë kësaj fryme do të vijnë edhe rezultatet.

Partizani ka 25 vite që nuk fiton titullin, është ky sezoni i duhur për të dalë kampion dhe për të ndërprerë

diktatin e Skënderbeu­t?

Është shumë herët për të folur për titullin kampion, pasi janë luajtur vetëm 7 ndeshje nga 36 që ka kampionati. Por, në parim, pse të mos themi se ky është viti i duhur për skuadrën, aq më shumë kur dihet që Partizani çdo sezon e nis me synimin për të finalizuar objektivat madhorë. Ndaj ne duhet të përqendroh­emi vetëm te ndeshja e radhës dhe jo tek ajo se çfarë do të arrijmë në fund të kampionati­t.

Keni luajtur me

të gjithë, përveç Kukësit. Cili mendoni se do të jetë rivali juaj deri në fund?

Ky kampionat po tregon më së miri se në Superiore nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave. Ne i shikojmë të gjithë kundërshta­rët si rivalë, ndaj po mundohemi që t'i marrim me radhë dhe nga java në javë të marrim vetëm suksese. Për Partizanin, çdo takim është i vështirë dhe që vlen 3 pikë. Me këto llogari ecim.

Dy vite më parë jeni pajisur me pasaportë shqiptare dhe jeni thirrur

nga Kombëtarja U- 21. Prisni një ftesë nga trajneri Panuçi për Kombëtaren e madhe?

Po, është e vërtetë që jam pajisur me pasaportë shqiptare dhe nuk kam asnjë barrierë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. E kam thënë që në fillim kur vendosa të përfaqësoj ngjyrat kuqezi, se ëndrra e çdo futbollist­i me gjak shqiptari është të luajë dhe të përfaqësoj­ë ekipin kombëtar të Shqipërisë. Unë jam i gatshëm në çdo kohë, por në fund vendos stafi teknik.

Cili është pozicioni juaj ideal, sulmues krahu në të majtë, në të djathtë apo sulmues i dytë?

Personalis­ht, nuk e kam problem të përshtatëm në gjithë vijën ofensive. Për të mirën e skuadrës, luaj në çdo rol që më cakton trajneri. Kështu që mundohem të përshtatem dhe të bëj mirë detyrat që më ngarkohen. Falë kësaj përshtatje­je, gjatë ndeshjes e ndryshoj disa herë pozicionin në fushë.

A keni ndonjë lojtar në futboll që ju frymëzon dhe që kërkoni t'i ngjani?

Në futboll janë të shumtë

shembujt dhe modelet e frymëzimit. Por unë dua të ndjek rrugën e sulmuesit shqiptar nga Maqedoni, Agim Ibraimi.

Cili ka qenë goli më i bukur që keni shënuar në karrierë?

Nuk më ka shkuar në mend që të bëj dallime te golat e shënuar, pasi synoj që të shënoj sa më shumë të tillë. Të gjithë golat janë të bukur, sepse për atë qëllim hyjmë në fushë, të shënojmë dhe të fitojmë. Çdo gol i shënuar ka vlerën e tij, aq më shumë kur goli vendos edhe fatet e ndeshjes. Gola të tillë dua të shënoj sa më shumë.

Në merkaton e verës u përfol për një transferim tuajin jashtë vendit, si i keni planet për të ardhmen?

Para një viti firmosa kontratë afatgjatë me Partizanin, kështu që jam totalisht i fokusuar te klubi ku bëj pjesë. Dua të bëj më të mirën me fanellën e kuqe që mbaj veshur dhe të arrij edhe rezultate të shkëlqyera. Duke bërë këtë gjë me Partizanin, hapen dyert edhe për të ardhmen, por atë më mirë le t'ia lemë kohës. Aktualisht, mendoj e veproj vetëm për Partizanin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania