Panorama Sport (Albania)

Drama e Alijit: Pa ekip se qëndrova me babanë e sëmurë

"Nuk dua më ekip jashtë shtetit, qëndroj pranë familjes"

- OLSI TUJANI

"Ai ka qenë në fushë me portierin e Ko mbëtares Jan Somer ose me yllin ndërkombët­ar Mohamed Salah, duke luajtur në Champions dhe përballur në stadiumin mitik 'Santiago Bernabeu' Realin e madh me superyje si Garet Bejl, Ronaldo dhe Hamez. Dikur ai mbronte kundër Spanjës së Iskos dhe Diego Kostës. Naser Aliji konsideroh­ej një talent i madh në mbrojtjen e Bazelit", kjo është hyrja që ka bërë gazeta zvicerane "Blick. ch" në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare të futbollit, e cila më tej tregon edhe historinë e trishtë të futbollist­it në lidhje me familjen e tij dhe shkëputjen nga futbolli i luajtur për një periudhë. HISTORIA

Më tej, historia e shqiptarit nga prestigjio­zja zvicerane vijon: Në verën e vitit 2016, ai u katapultua drejt Bundesligë­s Dy te Kaizerslau­tern. Pas kësaj aventure, nuk keni dëgjuar shumë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili gjithashtu zotëron edhe pasaportën e Zvicrës dhe të Maqedonisë.

VDEKJA E TË ATIT

Aliji është rikthyer në Zvicër në verën e këtij viti. Më së shumti, është stërvitur aty ku edhe ka hedhur hapat e parë në një fushë futbolli që kur ishte fëmijë. Në FC Baden, skuadra që tani është duke luftuar për ngjitjen në Liga 1 Klasik. "Po stërvitem këtu vetëm që të ruaj formën time", qartëson situatën mbrojtësi i majtë. Rikthimi i tij në Zvicër ka një arsye të trishtë. Babai i Alijit ka ndërruar jetë të dielën e shkuar. "Në verë isha i zhgënjyer pasi për një kohë të gjatë nuk kisha skuadër. Megjithatë, kam kuptuar se në jetë, çdo gjë e ka një kuptim dhe qëllim. Menjëherë kuptova se kjo gjë mund të më jepte mundësinë që të kaloja kohë me tim atë. Këto ishin muajt e tij të fundit, pasi ai vuante nga kanceri", tregon Aliji.

E ARDHMJA

Aktualisht, mbrojtësi i Kombëtares

është ende pa skuadër. "Kisha të tjera mendime në kokë". Herën e fundit ka qenë pjesë e Entelës në Serinë B italiane, e cila ra nga liga. Pas saj, kontrata skadoi: "Në të vërtetë doja që të qëndroja në Itali, por nuk u arrit për një sërë arsyesh". Tani,

24-vjeçari gjendet në Zvicër dhe është i lumtur për rikthimin. "Dua që të qëndroj pranë familjes dhe prandaj po jetoj në Zvicër. Një skuadër jashtë vendit për momentin nuk është në konsiderat­ë për mua", ka vijuar futbollist­i shqiptar. Naser

Aliji është futbollist i lirë dhe çdo skuadër e interesuar për të mund të negociojë lirisht. Aliji ka arritur kuotën e 50 ndeshjeve në Superligën zvicerane me Vaduz dhe Bazel e me shumë gjasë është një shifër që do të shtohet në vijim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania