Panorama Sport (Albania)

Idrizi, ironi me ekipin: Nuk i fitojnë dot 5 ndeshje këta

Drejtuesi vlonjat bën ironi para sfidës që zhvillohet në Kamëz

- ERMAL SIKA

inan Idrizi, pavar ësisht humbjes së Flamurtari­t, mendon se në Laç fitoi futbolli. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, administra­tori Idrizi thekson se në Laç ishte një ndeshje ku u luajt futboll i pastër. Edhe pse në ndeshje nuk kishte as polici shteti dhe as polici private, sipas Idrizit, fusha e Laçit ishte shumë e qetë. Administra­tori i Flamurtari­t vlerëson maksimalis­ht organizimi­n e kësaj ndeshje dhe masat e marra nga klubi i Laçit. Idrizi tha se fushën e Laçit e kishin bërë “gogol”, por realisht nuk ishte kështu në ndeshjen e së mërkurës. “Ishte një ndeshje futbolli e pastër, në një fushë të qetë, të mrekullues­hme. Shikoni ndryshimin tani me në fillim të kampionati­t, kur ankoheshin të gjithë njerëzit. Unë, kur në këtë ndeshje nuk kishte policë, e kam parë fushën e Laçit më të qetë nga të gjitha. Kjo është historia që fitohet edhe me futboll. Jo ‘ gogolat, fushë’ e këtij, e atij. Për mua e rëndësishm­e është çështja e fushave, pasi e kanë pasur fushë të vështirë Laçin këta. Për këto dhe për ato, për historitë e tyre. Dje ( pardje), pa policë ishte. Se thoshin: kush shkon pa policë që të luajë atje në

Laç. Ata e kishin ndeshje për vend të parë, e superorgan­izuar. Ky është ndryshimi”, është shprehur Idrizi, të cilit nuk i ka pëlqyer që të kujtohet se në këtë fushë nuk fitohet prej vitesh. “Këto janë histori koti, me dy vjet, tre vjet dhe

katër vjet pa fituar. Unë them: shiko fushën. Ishte goxha fushë e mirë në drejtim të mikpritjes. Tani, tifozëritë edhe shajnë. Edhe në Vlorë ke të shara sa të duash. Unë shkova qëllimisht që e pashë. Një fushë pa policë, pa stjuar-

të. Gjithçka në rregull”, tha fillimisht Idrizi.

KAMZA – Sinan Idrizi, i pyetur se çfarë kërkon nga Flamurtari në ndeshjen e radhës me Kamzën, është përgjigjur sipas mënyrës së tij. Ai deklaroi se objektivin pesë KAMZA ndeshje, pesë fitore, ky ekip nuk e arrin dot. “Nuk kam asgjë për të thënë dhe për të kërkuar për ndeshjen me Kamzën. E lamë atë objektiv, pesë ndeshje, pesë fitore, pasi nuk e bëjnë dot këta”, përfundoi Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania