Panorama Sport (Albania)

Hames sulmon Kovaç: Nuk je te Frankfurti

"Skuadra do të bëjë kthesën kundër Gladbahut"

-

Nuk ka qenë aspak një javë e lehtë për trajnerin e Bajernit, Niko Kovaç. Tri ndeshje pa fitore dhe shumë polemika nga tifozët, të cilët kanë qenë shumë të zhgënjyer për mënyrën sesi skuadra ka luajtur ndaj Hertës dhe Ajaksit. Sonte është një takim shumë i rëndësishë­m për kampionët e Gjermanisë, të cilët presin Gladbahun në Mynih. Trajneri Niko Kovç ka qenë i pranishëm në konferencë­n për shtyp dhe ka deklaruar se skuadra nuk është aspak në krizë, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ato të duhurat. Një tjetër detaj është edhe prapaskena që kanë zbuluar mediat gjermane në lidhje me debatet që janë zhvilluar midis Kovaçit dhe Hamesit. Ky i fundit i ka kujtuar trajnerit se nuk është më te Frankfurti dhe se forma fizike e dobët që skuadra ka është si pasoj e stërvitjes që kroati ka praktikuar në javët e fundit. Këto akuza Kovaç i ka mohuar duke deklaruar se skuadra nuk po kalon asnjë moment të krize në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Testi i sotëm për bavarezët është shumë i rëndësishë­m, pasi në rast e se skuadra nuk arrin të fitojë, atëherë trajneri dhe disa nga lojtarët do të duhen të mbajnë përgjegjës­it e tyre.

Ka pasur tone të larta pas ndeshjes?

Jo më shumë se ato që janë thënë pas ndeshjes në media. Sigurisht që ka pasur tone të larta, por kjo brenda çdo logjike. I kam kërkuar skuadrës llogari për paraqitjen që ka dhënë.

Ka krijuar kjo pakënaqësi ndërmjet lojtarëve?

Absolutish­t jo, lojtarët janë sjellë mirë me njëri- tjetrin. Sigurisht që ka pasur shkëmbime në mendime. Kjo ndodh në çdo skuadër. Kemi objektiva për të arritur së bashku, ndaj do të mundohemi t'i arrijmë së bashku.

A keni ndryshuar stilin e stërvitjes?

Aspak, por ashtu siç keni shkruar edhe ju në media, kjo ka qenë një javë shumë e ngarkuar. Kemi zhvilluar stërvitje të kufizuara, pasi skuadra ka pasur ndeshje çdo tri ditë. Kjo është normale në këtë fazë të kampionati­t dhe të mendosh që këtë javë luhen edhe ndeshjet e përfaqësue­ses. Loja jonë ashtu si dhe stërvitja nuk kanë ndryshuar,

kështu kemi luajtur në pesë javët e para dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Është skuadra në krizë? Nuk mendoj, është thjesht një moment i keq dhe kaq. Duhet të jemi shumë të fortë në aspektin psikologji­k, pasi tani vjen edhe pjesa më e vështirë për ne, duhet të tregohemi të fortë.

Tani vjen Gladbahu, çfarë prisni nesër (sonte)?

Kur je pjesë e Bajernit të Mynihut, ke gjithmonë shumë presion. Duhet të fitosh gjithmonë. Kjo vlen edhe për ndeshjen e nesërme (sotme) ndaj Gladbahut. Ata janë një skuadër e mirë dhe do të mundohen të na vënë në vështirësi. Duhet të tregohemi të durueshëm dhe të reagojmë në momentin e duhur.

Si është gjendja e skuadrës?

Jemi stërvitur mirë, me përjashtim të lojtarëve të dëmtuar, pjesa tjetër është në gjendje optimale. Mats Humels që u dëmtua në ndeshjen ndaj Ajaksit është grumbullua­r me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania