Panorama Sport (Albania)

Naingolan sfidon Barcelonën: Do t'i mundim edhe ata

I eliminoi vjet me Romën: Treguam se janë të thyeshëm

- Përgatiti: LEDIO NASE

Protagonis­t absolut i ndeshjes së Ligës së Kampioneve në Eindhoven, kundër PSV-së, ku shënoi një nga golat e Interit (tjetri, i Ikardit), Raxha Naingolan, mesfushori i zikaltërve, ka folur për mikrofonat e "Tuttosport". Të shumtë temat e prekur nga belgu: prej largimit nga Roma te mosmarrëve­shjet me trajnerin kombëtares Martinez, duke përfunduar me sfidën e ardhshme "europiane" kundër Barcelonës, e vlefshme për javën e tretë të kompeticio­nit.

ME ROMËN - Muajt e parë në Milano janë shënuar nga një dëmtim, prej të cilit "Ninxha" ende nuk është riaftësuar totalisht. "Fizikisht ndihem më mirë, - ka deklaruar megjithatë. - Nuk jam ende në formë optimale, por kërkoj t'i jap pak më shumë eksperienc­ë kësaj skuadre. A e kam pasur të vështirë të ambientohe­m pas viteve të kaluara te Roma? Për mua ka qenë e vështirë të largohem nga kryeqyteti, por situatat në futboll nuk varen gjithmonë nga lojtarët". Një rrugëtim i suksesshëm, ai i zikaltërve në Ligën e Kampioneve, deri tani. Por, tani vjen më e vështira, ajo me Barcelonën në Spanjë. Një kundërshta­r që megjithatë, mesfushori, e eliminoi vitin e kaluar në çerekfinal­e kur mbante veshur fanellën verdhekuqe. "Vitin e kaluar me Romën treguam se mund t'i

mposhtim. Dhe Interi mund të shkojë në Spanjë me qetësi maksimale sepse për kualifikim­in do mjaftojë të mposhtim PSV- në dhe të bëjmë diçka speciale në Londër". Në fund, Naingolan ka prekur temën e përfaqësue­ses: trajneri Roberto Martinez e ka lënë jashtë, tani "Ninxha" ka hequr dorë dhe jo vetëm për sa kohë ky i fundit do qëndrojë në krye. "Kombëtarja? Jam larguar përfundimi­sht, por mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Nuk mund të vazhdoj gjithmonë të pres, tani kam mendjen më të çliruar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania