Panorama Sport (Albania)

Demte, yll në Korçë: Fitova Kombëtaren prej Skënderbeu­t

Braziliani i qetë, shpreson te një tjetër fitore ndaj kurbinasve

- OLSI AVDIAJ

Ai që dëmton shokun në stër vitje apo luan ashpër ndëshkohet me karton të verdhë ose të kuq dhe rrezikon vendin në 11-she. Kjo është gjetja e trajnerit brazilian, Hoze Marselo Ferreira, pak ditë më parë. Në momentin që në skuadër kishte tension, Ze Maria në një mbledhje ka vendosur që të nxjerrë një rregull origjinal. Ai që dëmton shokët në stërvitje apo luan ashpër ndëshkohet me karton të kuq ose të verdhë. Dhe të gjitha veprimet, madje edhe paraqitja në stërvitje do të ndikojnë në vendimet për ndeshjen e javës. Një gjetje origjinale për ekipin, që lojtarët të mos dëmtojnë njëri- tjetrin. Gjithsesi, edhe pse ka një rregull të tillë, futbollist­ët dje, duke parë edhe konkurrenc­ën e fortë në ekip, nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin. Kështu, ka pasur ndërhyrje shumë të forta gjatë stërvitjes së djeshme, ku protagonis­të ishin disa nga lojtarët e stolit, shumica të huaj, por edhe futbollist­ët shqiptarë kanë bërë të pamundurën për të rënë në sy. Ndërhyrjet kanë qenë shumë të forta, madje edhe tej normales për një ekip. Trajneri në raste të caktuara ka ndërhyrë për të qetësuar ekipin apo për të dhënë mendimet e tij për stërvitjen. Fatmirësis­ht, pas stërvitjes së djeshme, asnjë prej lojtarëve nuk është dëmtuar dhe në këto kushte grupi pritet të jetë i plotë për sfidën e së dielës me Laçin.

Analiza

Kur fitohet, nuk ka analizë! As kur harmonia në grup duket në qiell. Trajneri i Tiranës, Ze Maria, dje nuk ka dashur që të bëjë analizën e pasndeshje­s me Kastriotin. Edhe pse lojtarët kanë pritur që të ketë një diskutim për atë që u bë në Krujë, braziliani çdo gjë e ka kaluar vetëm me pak fjalë dhe ato mo-

tivuese. “Ditë si kjo paçim ngaherë”, mësohet të ketë thënë Ze Maria gjatë momenteve të para të stërvitjes së djeshme. Kjo tregon se braziliani ka ndryshuar, pasi edhe kur ka fituar në sfida të tjera, gjithmonë ka kritikuar ekipin për ato që nuk kanë shkuar në fushën e lojës. Gjithsesi,

tani trajneri është në “muajin e mjaltit” me ekipin dhe po mundohet të bëjë “të mirin”.

Ze Maria në fund të stërvitjes ka diskutuar gjatë me lojtarët dhe sidomos portierët, duke u dhënë këshilla sesi duhet të sillen në portë gjatë ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania