Panorama Sport (Albania)

262 fjalë në vetëm 3 minuta, Murinjo: E pranoj shkarkimin

"Jemi në krizë, ndaj nëse s’fitoj me Njukasëlli­n..."

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Etha dhe e bëri. Zhoze Murinjo bëri të gjithë që të ngrihen që në të gdhirë, për të qenë të pranishëm në konferencë­n e tij për shtyp, përpara sfidës me Njukasëlli­n, e cila ishte lajmëruar për mëngjesin e ditës së djeshme, në orën 8:00. Dhe duke qenë se me një si "Special One" surprizat nuk mungojnë kurrë, asnjë prej gazetarëve nuk mungoi në këtë takim me trajnerin e Mançester Junajtid, i cili, për ta bërë edhe më ironike konferencë­n e tij, pranoi vetëm 6 pyetje që iu përgjigj në një kohë rekord, vetëm 3 minuta, më saktë 3 minuta e 32 sekonda dhe më pas u çua në këmbë dhe përshëndet­i duke u larguar. Madje, "Daily Mail" arriti deri aty sa numëroi edhe fjalët që trajneri portugez nxori nga goja, 262 të tilla, për të sqaruar të gjithë situatën që po përjeton skuadra e tij. Pyetjet lidheshin mbi të gjitha me formën e ekipit dhe faktin që mes kampionati­t dhe Ligës së Kampioneve, "Djajtë e kuq" nuk njohin fitore prej 4 ndeshjesh radhazi, një seri negative, e cila mund t'i kishte kushtuar edhe një ikone si Sër Alek Fergusoni pankinën në sezonin 1989-1990. Por, nëse në atë periudhë skocezi rezistoi, Zhoze Murinjo nënvizon se do ta pranonte shkarkimin, nëse nuk do të vinin tri pikët në shtëpi, përballë Njukasëlli­t të Rafael Benitezit. Për gazetarin e "Daily Mail"-it që i kërkonte motivet sepse skuadra ishte në vështirësi, Murinjo u përgjigj: "Për motive të ndryshme", por nuk pranoi

që të sqaronte ato, edhe pse iu kërkuan. Më pas u kalua te tema që përfshinte formën e dobët në shtëpi për Junajtid: "Është e vërtetë që kemi tri ndeshje në kampionat pa fituar, tri ndeshje, tri barazime. Por është gjithashtu e vërtetë që nëse nuk kemi shijuar fitoren,

të paktën nuk është se kemi vuajtur as humbjen, - vazhdoi portugezi, që i pyetur se nëse nuk do t'ia dilte të sillte tri pikët as me Njukasëlli­n, do të rrezikonte dhe pranonte shkarkimin nga "Djajtë e kuq", ai u përgjigj. - Jam në dijeni të historisë së Junajtid (duke iu referuar

Fergusonit) dhe po, ndoshta nëse për të pestën ndeshje sezonale me radhë nuk fitoj, do ta pranoja edhe shkarkimin nga ana e klubit". Me pak fjalë, Murinjo është përgatitur edhe për situatën më të keqe që mund të pasojë pas ndeshjes së sotme në "Old Trafford".

 ??  ?? Murinjo duke iu drejtuar qendrës stërvitore, dje që në të gdhirë, përpara konferencë­s për shtyp
Murinjo duke iu drejtuar qendrës stërvitore, dje që në të gdhirë, përpara konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania